KQZ: Të bëhet transparencë për financimin e partive

456
Sigal

Teksa pas disa muajsh nisin zgjedhjet lokale, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor. Ai gjithashtu bëri thirrje të bëhet transparencë për financimin e partive. “Sfida përballohet me sukses kur zgjedhjet nuk janë vetëm çështje e institucioneve. Sfida do përballohet me sukses, kur partitë politike, sidomos ato administrative, do të pranojë që raportet ligjore nuk formojnë privilegj apo avantazh. Për këtë arsye kërkoj vëmendjen e partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. KQZ ka hartuar module, të aksesueshme në faqen e internetit. Këto module trajnimi vlejnë jo vetëm për komisionerët dhe numëruesit, por dhe stafeve të partive, grupeve vulnerabël etj. Kjo është rruga më e mirë që çështjet të shihen si themelore për qytetarët aktivë. Me këtë rast i bëj thirrje shtresave aktive, të ndjekin kurset e trajnimit për administratorë zgjedhorë,” tha Zguri.