KQZ publikon të dhënat deri në orën 16:00, ja qarku me përqindjen më të lartë të votuesve

176
Sigal

Nga ora 7 e mëngjesit, në 6 bashki të vendit qytetarët janë duke votuar për kryetarët e bashkive.

Zgjedhjet e pjesshme zhvillohen në Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Vorë, Shkodër dhe Dibër. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 16:00 pjesëmarrja është 25.52%.

Sipas këtyre të dhënave, Dibra kryeson me pjesëmarrjen më të lartë, e cila shkon në 37.39%. Më pas Vora me 33.58%, pasohet nga Lushnja me 30.94%. Më pas në Rrogozhinë kanë votuar 25.52%, Shkodra 22.87% dhe Durrësi me pjesëmarrjen më të ulët 21.51%.

KQZ publikon të dhënat deri në orën 16:00, ja qarku me