KQZ miraton shpërndarjen e mandateve për zgjedhjet e 25 prillit

270
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ja kush janë deputetët që do përfaqësojnë shqiptarët në Kuvendin e ri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të miratojë sot projektvendimet për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore në të gjitha qarqet e Shqipërisë, pas zgjedhjeve që u mbajtën në 25 prill. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste, që mundi të siguronte kështu mandatin e tretë qeverisës, për herë të parë në 30 vite pluralizëm. Ja si janë ndarë mandatet në 12 qarqet e vendit dhe se kush do të jenë deputetët do të përfaqësojnë shqiptarët në Parlamentin e ri, që pritet të mblidhet në shtator:

Qarku Shkodër

Qarku i Shkodrës ka 11 mandate, të cilat janë ndarë ndërmjet katër partive politike.

Koalicioni PD-AN arriti të siguronte 5 mandate. Pesë deputetët përfaqësues të të djathëve do të jenë: Helidon Bushati, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Zef Hila.

PS mori 3 mandate. Deputetët përfaqësues: Edona Bilali, Paulin Sterkaj, Benet Beci.

Ndërsa PSD siguroi 2 mandate. Deputetët përfaqësues: Gledis Çeliku, Meri Makiçi

LSI mori 1 mandat dhe përfaqësuesi i LSI për Shkodrën në Parlament do të jetë Agron Çela.

Qarku Dibër

Deputetët përfaqësues të PD-AN në Kuvend do të jenë: Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku, Dhurata Tyli (Çupi).

Deputetët socialistë që do të përfaqësojnë Dibrën do të jenë: Lavdrim Krrashi dhe Aurora Mara.

Qarku Lezhë

Deputetët që do të përfaqësojnë PD-AN për Lezhën do të jenë: Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Lindita Metaliaj, Kastriot Piroli.

Deputetët e PS për Lezhën do të jenë: Lindita Nikolla, Eduard Ndreca, Shpresa Marnoj.

Qarku Kukës

Deputetët demokratë që do të hyjnë në Kuvend janë: Flamur Hoxha, Isuf Çelaj

Deputeti socialist do të jetë Gerta Duraku.

Qarku Tiranë

36 mandatet e Tiranës janë ndarë mes katër partive, PS, PD-AN, PSD dhe LSI.

Në këtë qark mundi të thyente herësin Fatmir Xhafaj, i cili duke qenë se mori më shumë se 10 mijë vota arriti të futej në Kuvend, duke nxjerrë jashtë tij Fidel Yllin. Po ashtu edhe Ornaldo Rakipi e theu herësin, duke i rrëmbyer kështu karrigen Ervin Bushatit.

18 deputetët që do të futen në Parlament nga radhët e PS-së, si përfaqësues të qarkut të Tiranës do të jenë: Luljeta Bozo, Najada Çomo, Ornaldo Rakipi, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Arben Pëllumbi, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Toni Gogu, Etjen Xhafaj, Ermonela Valikaj, Xhemal Qefalia, Fatmir Xhafaj, Klotilda Bushka, Alqi Bllako, Eduard Shalsi.

15 deputetët që do të përfaqësojnë demokratët e Tiranës në Parlamentin e ri do të jenë: Lulzim Basha, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Albana Vokshi, Sali Berisha, Agron Shehaj, Fatmir Mediu, Grida Duma, Shpëtim Idrizi, Belind Këlliçi, Vangjel Dule, Mesila Doda, Dashamir Shehi, Flamur Noka, Orjola Pampuri.

Dy deputetët që do të përfaqësojnë LSI-në në parlament do të jenë Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili.

Gertjan Deda do të jetë përfaqësuesi i Partisë Social Demokrate në Parlament për Tiranën.

Qarku Durrës

14 mandatet e këtij qarku u ndanë mes PS, e cila mori 8 dhe PD-AN, që mori 6 mandate.

8 deputetët  e PS janë: Milva Ekonomi, Alban Xhelili, Jurgis Çyrbja, Klodiana Spahiu, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rexhep Rraja, Lefter Koka, Edi Rama.

6 deputetët e PD-AN që do të futen në Parlament për Durrësin janë: Edi Paloka, Agron Duka, Merita Bakiu, Oerd Bylykbashi, Ferdinant Xhaferaj, Andia Ulliri.

Qarku Elbasan

Nga 14 mandate, PS arriti të siguronte 8 mandate, ndërsa PD-AN vetëm 6 të tillë.

Deputetët socialistë që do të përfaqësojnë Elbasanin në Kuvend janë: Evis Kushi, Klevis Xhoxhi, Besion Ajazi, Dasantila Tahiraj, Saimir Hasalla, Florenc Spaho, Luan Duzha, Taulant Balla.

Deputetët demokratë në Kuvend do të jenë: Gazment Bardhi, Flutura Açka, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Luçiano Boçi, Zheni Gjergji.

Qarku Korçë

Nga 11 mandate, PS mori 6 mandate, ndërsa PD-AN mori 5 të tillë.

Deputetët socialistë që do të përfaqsojnë korçarët në parlament janë: Enslemvera Zake, Blerina Gjylameti, Ilirian Pendavinji, Ilir Topi, Olta Xhaçka, Niko Peleshi.

Deputët e PD-AN që do të ulen në Kuvend janë: Edmond Spaho, Sorina Koti, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Seladin Jakupllari.

Qarku Berat

Berati ia dha fitoren Partisë Socialiste, duke siguruar 5 mandate, ndërsa PD-AN arriti që të merrte 2 mandate.

Pesë deputetët e PS-së që do të shkojnë në Parlament si përfaqësues të Beratit janë: Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollçaku, Fadil Nasufi, Nasip Naço, Blendi Klosi.

2 deputetët nga radhët e PD-AN-së janë: Tomor Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj.

Qarku Gjirokastër

Tre deputetët  e PS janë: Mirela Kumbaro, Laert Duraj dhe Bledar Çuçi.

Tritan Shehu do jetë deputeti i PD-së.

Qarku Fier

15 mandatet e këtij qarku janë ndarë mes PS- 8 mandate, PD-AN 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Deputetët socialistë që kanë marrë mandatin janë: Erion Braçe, Petro Vasil Koçi, Lindita Buxheli, Gramoz Ruçi, Baftjar Zeqaj, Antoneta Dhima, Bujar Çela, Ismet Beqiraj.

Deputetët demokratë janë: Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano (Tase), Saimir Korreshi, Luan Baçi, Nustret Avdulla, Ilda Thoma Dhori.

Ndërsa deputetja që do të hyjë në parlament si pëfaqsuese e LSI-së do të jetë Monika Kryemadhi. Vetëm ditën e djeshme Kryemadhi vendosi që të bëjë publik faktin se do të jetë deputete në Fier.

Gramoz Ruçi ka deklaruar se do të dorëhiqet si deputet.

Qarku Vlorë

14 mandate, PS mori 8, ndërsa PD-AN mori 4

Deputetët socialistë janë: Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj, Anila Denaj, Niko Kuri, Ilir Metaj, Damian Gjiknuri.

Deputetët demokratë janë: Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Fation Veizaj, Arbi Agalliu.