KQZ miraton emrat e anëtarëve të KZAZ-së së Dibrës

614
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi këtë të enjte emrat e anëtarëve të Komisionit zonal të adminsitrimit zgjedhor dhe sekretarit për zgjedhjet e 11 shtatorit në Bashkinë e Dibrës. Mbledhja e KQZ-së u zhvillua me 5 anëtarë, në mungesë të dy anëtarëve të djathtë të komisionit. KZAZ-ja numër 19 në Dibër do të përbëhet nga 8 anëtarë, 3 të propozuar nga Partia Socialiste, 3 nga Partia Demokratike, 1 nga Partia Republikane dhe 1 nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës do të zhvillohen pas shkarkimit të ish-kryetarit Shukri Xhelili, që u bë pjesë e një videoskandali ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Sigal