KQZ, Luzi: Procesi i numërimit drejt fundit, ka vijuar normalisht

490
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi doli në një deklaratë për mediat foli për ecurinë e procesit deri më tani. Luzi tha se procesi ka vijuar normalisht, me përjashtim të disa zvarritjeve në numërim, sidomos në KZAZ-në numër 1, që përkon me Malësinë e Madhe, ku rezultati për kryetarin e bashkisë ishte i fundit që u shpall. Sipas Luzit, proçesi i numërimit ka ecur pa problematika të mëdha, veç rastit të Malësisë së Madhe, ku rezultati për kandidadin fitues doli i fundit dhe tashmë po përfundohet numërimi për Këshillat Bashkiak.
Duke qëndruar tek numërimi i votave për këshillat bashkiakë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndjek dhe monitoron procesin e numërimit, në të gjitha VNV-të, në të cilat ky proces nuk ka përfunduar. Mund të themi që numërimi i votave për këshillat bashkiakë, në përgjithsi po ecën normalisht, me raste të veçanta të ndërprerjes së procesit të numërimit për shkak të pushimit të kërkuar nga disa KZAZ. Kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se:
Bashkia Shkodër, KZAZ 2, mbeten për tu numëruar 73 kutitë e fundit për këshillin bashkiak.
Bashkia Lezhë, KZAZ 12 dhe KZAZ 13, mbeten për tu numëruar 5 kutitë e fundit për këshillin bashkiak.
Bashkia Krujë, KZAZ 20, kanë mbetur edhe 11 kuti për këshillin e bashkisë.
Bashkia Durrës, KZAZ 21, KZAZ 22, KZAZ 23, në total kanë 32 kuti të panumëruara për këshillin.
Bashkia Kamëz, KZAZ 27, mbeten për tu numëruar 40 kuti për këshillin.
Gjithashtu, Luzi tha se “janë deklaruar kuti votimi të marra në dorëzim si të parregullta, vetëm një kuti votimi për kryetar (KZAZ 12, Bashkia Lezhë), dhe dy kuti votimi për këshillin bashkiak (një në KZAZ 12, Bashkia Lezhë, dhe një në KZAZ 47, Bashkia Elbasan”. Kryetarja e KQZ-së ripërsëriti thirrjen ndaj KZAZ-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, të përmendura më lart, që të ndjekin të gjitha hapat ligjore për vazhdimin e procesit të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë, siç e parashikon Kodit Zgjedhor. Luzi kujtoi se në këtë proçes zgjedhor morën pjesë 48% e personave me të drejtë vote në Shqipëri, apo e thënë në shifra konkrete 1 milion e 800 mijë shqiptarë. Ajo nëvizoi faktin se 44% të votuesve janë femra.
Sigal