KQZ ju jep mandatin 6 kandidatëve, shkon në 10 numri i deputetëve të “Opozitës së Re” në parlament

568
Sigal

Dje KQZ-ja u ka dhënë mandatin e deputetëve Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Lefter Maliqi dhe Ligoraq Karamelo. Ata pranuan mandatin pas vendimit ekstrem të opozitës për të bërë djegien e tyre. 6 kandidatët të cilët janë nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së pas marrjes së mandatit sot nga KQZ duhet të kryejnë betimin në parlament për të vijuar më tej punën si deputetë. Kandidatët që morën mandatin e deputetit sot: Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja. Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja. Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja. Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja. Ediola Braha-qarku Gjirokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja. Elda Hoti-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja. Theksojmë që me kalimin e tyre në Kuvend, shkon në 10 numri i deputetëve të rinj në Parlament, një numër i mjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar. 6 deputetët e rinj do të betohen në vend, më 13 mars në seancën plenare të radhës.