Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 10.10.2018, ora 11:00, zhvillon mbledhjen për shqyrtimin e disa projekt vendimeve. Gjatë kësaj mbledhjeje, KQZ do të bëjë verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për këshillat bashkiak.

“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.