KQZ çertifikon Tiranën, shpall zyrtarisht fitues Erion Veliajn

515
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të mërkurën tabelën përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Tiranë. Me vota e të shtatë anetarëve KQZ shpalli fitues për këtë post Erion Luan Veliajn, i propozuar nga koalicioni i majte “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Në garën për kreun e bashkisë së kryeqytetit Veliaj kishte përballë kandidatin e aleancës së djathtë, doktor Halim Kosovën, si dhe katër kandidatë të pavarur. 
Sigal