KPK konfirmoi prokurorin Genti Xholi

517
Sigal

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit Genti Xholi, pas rivlerësimit në të 3 kriteret.

Prokurori i Apelit të Tiranës, Genti Xholi u konfirmua të martën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për prokurorin Xholi përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Firdes Suli relatore dhe Roland Ilia anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Mia Roessingh.

Xholi u rivlerësua pa probleme në dy prej kritereve, ndërsa KPK i bëri pyetje shtesë sa i përket pasurisë.

Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe. Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.