Kosta: Rama, 10 nivele poshtë Berishës

498
Deputeti socialist, Vladimir Kosta, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke marrë shkas nga një opinion i Spartak Ngjelës. “Avokat Ngjela, Rama është 10 nivele më poshtë se Saliu. MË E KEQJA E SHQIPËRISË! Avokat, ti e njeh me kohë Ramën, unë këto 4 vite që e njoha e them me bindje, se ai nuk e do këtë vend … gjithçka që ka bërë deri më sot janë të verifikueshme dhe hetohen shumë kollaj, qoftë edhe për punimet e maskuara”, shprehet Kosta në një koment në rrjetet sociale. Sipas tij, “Rama ka abuzuar shumë me pasurinë kombëtare”. “Për mua t’i kalojë prokurorisë dhe jo më të kërkojë votën për kryeministër! Ky kryeministër ia hoqi një vakt buke popullit shqiptar dhe ti i ke dalë në mbrojtje deri më sot! Është 10 nivele më poshtë se Saliu për të cilin ju s’keni reshtur duke e akuzuar. Mbroje këtë vend, se Rama bën çmos ta zhdukë opozitën. Edhe diçka, nëse e ke parë filmin ‘War dogs’ Rama është tipiku Diveroli i ngjashëm në karakterin e atij kontrabandisti!”, shkruan deputeti Kosta, duke iu drejtuar Spartak Ngjelës.
Sigal