Kosova te Instituti Bujqësor: Do bëjmë të mundura edhe ato që duken të pamundura

509
Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorët që jetojnë pranë Insititutit Bujqësor, dhe pa nga afër gjendjen e tyre të mjerueshme, ku fëmijë e të rritur jetojnë pa drita e pa ujë, dhe pa asnjë kusht normal jetese. Kosova dëgjoi hallet e tyre dhe u angazhua për zgjidhje.
“Këto janë kushte që vërtet të dëshpërojnë shumë kur i sheh, por në të njëjtën kohë të bëjnë që të të lëvizi zemra e truri për të gjetur një zgjidhje. Sepse në një vend ku janë 8000 apartamente të mbyllura me çelës, ka shumë mundësi ti shpëtojë të dyja palët, si atyre që i janë bllokuar ndërtimet dhe si ata që kanë nevojë dhe mezi presin dhe çdo ditë flini dhe zgjoheni me një mendim që ishalla nesër e ishalla nesër, dhe mesa më thoni keni kaluar rreth 20 vjet në këto kushte. Më lini pak të mendoj se çfarë do bëj në dy drejtime: çfarë do bëj diçka urgjente dhe çfarë do bëj pak më vonë. Por ta dini që objektivi final është që ju të sistemoheni njëherë e mire. Ju jeni vërtet në aq urgjencë sa as ju vet nuk e kuptoni. 
Pse se kuptoni? Nuk e kuptoni se pavarësisht halleve, dhe mbajeni mend këtë që po ju them, edhe ju është mësuar pak syri me të keqen. Kurse unë asnjëherë nuk kam pranuar në jetën time që një gjë që nuk shkon ta lë të iki gjatë, se po tu mësua syri, s’është mirë. Juve thoni që ujë dhe drita. Nuk është vetëm uji dhe dritat. Janë 200 mijë gjëra që ju keni nevojë. Sa më shumë shoh të këqija, aq më shumë mobilizohem dhe them që ke bërë gjënë e duhur që ke vënë emrin në shërbim të banorëve sepse të jeni të sigurtë që do i ndryshoj gjërat. Edhe ato që juve ju duken të pamundura do i bëj të mundura”, tha Halim Kosova.
Sigal