Kosova nominohet për çmimin Nobel për paqe, reagon Hoti

282
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi që qeveria e Kosovës pas marrëveshjes së nëshkruar me Serbinë në SHBA është nominuar për çmimin Nobel për paqe.

Hoti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar deputetin suedez të kristian-demokratëve, Magnus Jacobsson për nominimin e bërë.

“Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, për nominimin për çmimin Nobel për Paqe”, shkruan Hoti.

Gjithashtu për çmimin Nobel është nominuar edhe SHBA-të dhe Serbia. Ndërkohë deputeti suedez në fjalën e tij është shprehur se marrëveshja ekonomike e 4 shtatorit është bazament për ndërtimin e paqes.