“Kosova jep 100 euro për çdo pensionist”, Meta: Ndihma e Ramës nuk është as sa një kafe në ditë!

134
Sigal

Kryetari  i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për t’i dhënë pensionistëve 100 euro shtesë në muajin tetor.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i Shtetit thotë se ndihma e qeverisë shqiptare për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë.

Meta akuzon qeverinë se qeveria paratë i  shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet.

“Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë.

100 euro shtesë do të jetë shuma që do të përfitojnë  pensionistët në Kosovë gjatë muajit tetor.

Po në Shqipëri? Ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet, ndërsa për  pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme”, shkruan  Meta.