Kosova: I vetmi impenjim që kam, tu shërbej qytetarëve

457
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të zonës së Sharrës, dëgjoi shqetësimet e tyre, dhe u angazhua për të shërbyer e gjetur zgjidhje. Problemi kryesor që kanë banorët e kësaj zone është mungesa e ujit. Doktor Kosova e nisi ndryshe komunikimin me banorët: “A mund ta fillojmë me një pyetje? Sa vetë kanë ardhur e ju kanë premtuar deri tani?”
Të gjithë? pra të gjithë që nga 91’ 92’. Kur po vija nuk ma merrte mendja që s’kishte as ujë. Unë Bashkinë nuk e dua për vete por për tju shërbyer juve. Unë do të bëj që të rrish për qafe, nga mëngjesi në darkë me vëllain, e jo të zihesh. Unë nuk është se kam të drejtë të urdhëroj njeri, por në fund të fundit kam dalë për një punë dhe kur shoh se diçka nuk funksionon mund të vë në lëvizje dikë që ta zgjidhë edhe tani pa u bërë Kryetar Bashkie. Në qoftë se unë them, “ju 1 milionë qytetarët e Tiranës e keni derën hapur” kjo është një rrenë të cilën s’duhet ta besoni, por nëse administratorët e zonave nuk do të jenë të aftë të mbarojnë punë, do jenë të korruptuar e do vënë kushte për përmbushjen e një detyre, të jeni të bindur se do ta marr vesh më shpejt se ju që do e keni në kurriz. Nëse ti jep frymën e mospajtimit me abuzimin gjërat do ndryshojnë shumë shpejt”, thotë Kosova.
“Po me lejen e ndërtimit do kemi shanse? A do thyhen këta sekserë? A do të vijë ajo ditë që ne ta marrim lejen me postë?”, ngre shqetësimin një banor.
“Kur do vijë ajo ditë? Unë i kam shumë qejf kur gjërat bëhen brenda afatit! Afati është shumë shpejt, është data 21 Qershor. Ju e keni parë që të qënit kryetar partie dhe kryetar bashkie është e pamundur sepse përveç se tu përgjigjesh qytetarëve te Tiranës duhet të kujdesesh dhe për ata nëpër të gjitha rrethet. Rrethanat kanë qënë të tilla që kryetarët e Bashkive u vunë në të tilla kushte, ndërsa unë s’do të kem asnjë impenjim tjetër përveç se t’u shërbejë juve sepse nuk është hera e parë që më propozohet Bashkia, por herë të tjera s’jam ndjerë gati ta marr përsipër një detyrë të tillë. Parimi është ky, kurrë një njeri s’mund të drejtojë 3 mln qytetarë kur në jetën e tij s’është marr vesh në shtëpi me tre apo katër vetë. Ky është parimi im, rregullo punët në familje, mbaro të gjitha detyrimet e pastaj dil në rrugë me ju shërby qytetarëve ndryshe s’ke dale për punë”, tha Halim Kosova.
Sigal