Kosova: Duhen variante që janë në të mirën e qytetarëve

438
Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka bërë disa takime jo të zakonta në orët e para të mëngjesit me qytetarë e banorë që e nisin punën më herët se të tjerët. Kandidati për kryebashkiak ka garantuar taksistët për luftë ndaj informalitetit. 
“Ikin të gjithë ata ilegalët se nuk i intereson atyre të punojnë. Po t’ia rimbursosh naftën këtyre që janë të ligjëruar ai tjetri s’ka leverdi, do detyrohet të liçensohet o s’ka mundësi. E rëndësishme është që secili nga ju, po jo vetëm nga ju, kudo ku janë njerëzit, duhet thënë një variant që është në të mirën e tyre dhe të qytetarëve . Po qe se plotësohen këto dy kondita, o burra, para”, u shpreh Kosova.
Më pas Kosova ka vizituar dhe kopshtet e çerdhet për të takuar prindërit e biseduar me ta. Kandidati për kryebashkiak u ndal tek një çerdhe ku kontribuoi vetë pak kohë më parë që ajo të paisej me një kënd lodrash.
“Ishte me të vërtetë gjë e veçantë. Kjo rastësia juaj, ardhja e rastësishme ishte domosdoshmëri për neve”, thotë edukatorja. “Unë thashë më mirë me sponsorizu diçka, ndonjë çerdhe, ndonjë kopësht që mbetet se sa me i bërë lekët flamuj që për pak ditë ikin të gjitha ose ngelen lartë në shtyllë derisa koha ti seleksionojë”, tha Kosova.
Sigal