Koronavirusi/ Vasili thirrje qytetarëve : Moment delikat, duhet kujdes dhe gjakftohtësi

309
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka bërë thirrje sot për qytetarët që të jenë të qetë dhe mbi të gjitha të kujdesshëm për të zbatuar të gjitha masat e marra nga autoritetet shëndetësore.

Në një konferencë për mediat, pas konfirmimit të dy rasteve të parë me koronavirus në vendin tonë, Vasili tha se “është një moment delikat, që kërkon profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e duhur për të përballuar këtë situatë me pasoja minimale”.

“Kryefjala tani është profesionalizmi. Këtë betejë e fiton organizimi i mirë, rigoroz e pa lejuar asnjë element të parandalimit që janë mbretëresha e gjithë instrumentave për përballimin e situatës, cdo situatë e autoriteteve shëndetësore janë të mbështetura nga ne që aplikohen në Shqipëri sipas një rregulli që do zbatohet edhe në vende të tjera këto masa të zbatohen me përpikmërinë më të madhe, frontin e mban personeli dhjetra mijëra mjekësor që është në kontaktin e parë me këtë problematikë serioze.

Kam tërhequr dhe tërheq vëmendje që s’duhet të kursehet asgjë nga pikëpamja financiare për të gjitha masat që i duhen se e gjithë kjo armatë të jetë në vijë të parë dhe e parrezikuar.

Spitalet duhet të ndrrijnë si asnjëherë e ky sanitet maksimal duhet sot si kurrë më parë, s’ka formula të jashtëzakonshme.

Sot thirrja ime si profesionist i fushës për qytetarët është për qetësi e respektim i rregullave e këshillave që japin autoritetet, ideja se jemi të fortë do ishte një vetëvrasje e madhe, duke zbatuar rregullat do kalojmë këtë moment të vështirë që Italia po përballet në mënyrë dramatike, lajmet nga Kina tregojnë që epidemia ka rënë në mënyrë drastike, duhet të përballemi që të dalim prej epidemisë me pasoja minimale e lusim Zotin që mos kemi asnjë humbje jete njeriu”., tha Vasili.