Koronavirusi mund të “infektojë” edhe kurset strategjike të vendeve të Ballkanit Perëndimor

283
Sigal

Ish-ministri i Edmond Panariti shprehet se pandemia e koronavirusit po ndihmon politikanët autokratë në rajon. Në një postim në Facebook, Panariti shprehet se ky lloj “infektimi” mund të ndikojë dhe në kursin e Ballkanit Perendimor dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Koronavirusi mund të “infektojë” edhe kurset strategjike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, po përpiqen të ulen njëkohësisht në dy tre karrige gjeopolitike!
Si “frymëzim” nga lëvizja e vendeve të paangazhuara e udhëhequr nga federata e Titos në 1961. E cila luante me shumë porta, përtej blloqeve !
Pra, edhe jemi, edhe nuk jemi!
Minishengeni Ballkanik ishte “simptomë” e parë e kësaj tendence.
E keqja është se askush nuk po ju lë atyre mundësi për një zgjedhjeje finale !
Në këtë vakum, po “prosperojnë” udhëheqësit autokratë të cilët luajnë në mënyra konjukturale duke krijuar pakte dhe aleanca fluide dypalëshe për kundërpeshë, saherë që e shohim punën pisk dhe cënohen në interesat e tyre për pushtet.
Serbia është më “spektakolarja” në këtë drejtim!
Baleti i saj diplomatik me Rusinë, Kinën, Turqinë si kundërpeshë e BE është shumë evident.
Të shohim se si dhe sa, pandemia do ti nxitë këto tendenca”,-shkruan Panariti.