Koronavirusi, Makron: Jemi në fillim të krizës, duhet të riorganizohemi!

291
Sigal

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka reaguar për situatën alarmante të krijuar në të gjithë globin për përhapjen masive të koronavirusit.

Kreu i shtetit francez thekson se janë marrë masa të jashtëzakonshme për “vrasjen” e këtij virusi vdekjeprurës, ndërsa shton se kanë nisur një garë kundër COVID-19.

“Kemi marrë masa të jashtëzakonshme. Franca është në fillim të krizës së koronavirusit.

Kemi filluar një garë kundër koronavirusit. Ne duhet të reagojmë shumë e të riorganizohemi”, thekson Macron.