Koronavirusi/ Basha: Situata në Shkodër mund të ishte parandaluar

318
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsërit propozimin e PD për shtimin e testimeve për Covid-19.

Gjatë një interviste në “Tempora” në Rtv Ora, Basha thotë se testimi është kyç për daljen nga karantina.

Teksa u ndal te shtimi i shpejtë i të infektuarve në Shkodër, Basha thotë se zinxhiri i infeksionit mund të ishte parandaluar.

“Testimi mbetet kryefjala. Rekomandimi kryesor, që është përmes testimit, vendet të mund të fillojnë të hartojnë një strategji të daljes nga kriza. Mund të dalim nga kjo dhomë e errët vetëm kur të hapim sytë dhe të ndezim dritat. Janë personeli shëndetësor që vuajnë të parët mungesën e testimeve.

Në radhë të parë kjo bëhet për të mbrojtur personelin shëndetësor por edhe të tjerët. Nga ngjarja e para dy ditësh në Shkodër dhe të tjera mund dhe do të ishin parandaluar nëse testimet do të ishin shtrirë dhe hetimi epidemiologjik do të ishte bërë në mënyrë të zgjuar. Me testime ne i zgjidhim sytë qeverisë dhe institucioneve të tjera që kanë për detyrë për të hartuar dhe zbatuar një strategji edhe të daljes nga kjo krizë”, tha Basha në Tempora.