Koordinatori i LSI-së në Durrës, takim organizativ me strukturat e LRI-së

534
Koordinatori i LSI-së në Durrës, gjatë ditës së djeshme zhvilloi një takim me të rinjtë pjesë e LRI-së së këtij qyteti. Në qendër të këtij takimi ishte fushata zgjedhore dhe përpjekja e çdo të riu për të qenë pjesë e saj e bindur çdo qytetarë që t’i bashkohet LSI-së. “Tashmë fushata ka filluar dhe ne kemi eksperiencën, njerëzit e duhur, energjinë e duhur, të kemi rezultatin që besojmë se do të arrijmë në këto zgjedhje. Ndajmë përgjegjësitë për të shumëfishuar rezultatin! Kjo është motoja më te cilën punojmë çdo ditë në radhët tona! Sepse në LSI çdokush e njeh punën që bën dhe jemi të bindur në rezultatin pozitiv. Forca e ekipit është motivimi ynë drejt së nesërmes më të mirë, drejt së ardhmes më të mirë se e sotmja! Ne do të dimë të prekim interesat e njerëzve tanë për të na votuar. LRI Durrës është gati për angazhimin maksimal në mbështetje të ekipit të 14 kandidatëve të LSI-së së qarkut Durrës. Sepse rinia e qytetit tim beson në forcën dhe fuqinë e ndryshimit për një të ardhme më të mirë, në vendin tonë! Për ne të rinjtë, familja është vatra ku formohet solidariteti dhe përgjegjësia sociale. Forcimi i rolit të rinisë në shoqëri është parësor për konsolidimin e vlerave që i shërben shoqërisë dhe progresit të saj. Arsimimi cilësor për të rinjtë, është baza për punësim të mirëpaguar nesër! I vetëm mund të ecësh më shpejt por jo shumë larg, ndërsa së bashku një ekip për një qëllim, hapat tanë janë më të sigurt”,- u shpreh Ardi Koka në fjalën e tij para të rinjve.
Sigal