Konventa Zgjedhore e LSI, Deputeti gjerman: Meta, faktor madhor në stabilitetin e Ballkanit, Gjermania pro Shqipërisë

392
Sigal

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj europiane. Deputeti i CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Tobias Zech, e përsëriti këtë angazhim duke cituar kancelaren Merkel.

“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e ngushtë të frytshëm dhe të qëndrueshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.Dhe këtë javë, kancelarja Merkel e theksoi dhe njëherë se ne do të rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë, jo vetëm bashkëpunimin parlamentar dhe bilateral, por edhe atë ekonomik dhe do të jemi pranë Shqipërisë gjatë gjithë kohës”.

Duke folur në Konventën Kombëtare të LSI, deputeti gjerman çmoi rolin e zotit Meta, duke e cilësuar një lider kyç në Ballkan për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit.

“I nderuar kryetar Meta, ju dhe partia juaj në të shkuarën keni bërë një punë të shkëlqyer në drejtim të lëvizjes së Shqipërisë drejt BE.  Zoti Meta, ju jeni  një lider kyç në Ballkan për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit, ne kemi njohur punën që keni bërë ju në të shkuarën, gjithashtu jemi të sigurtë për punë që do të bëni në këtë drejtim në të ardhmen.Ne njohim dhe vlerësojmë punën që ju keni bërë gjithashtu në Shqipëri në drejtim të reformës në drejtësi, ne e vlerësojmë shumë atë. Faleminderit! Kjo është rruga e duhur drejt Europës. Gjermania ka ndihmuar në të shkuarën dhe do të ndihmojë gjithashtu në të ardhmen Shqipërinë dhe do tu mbështesë ju në luftën tuaj kundër korrupsionit dhe ngritjen e një sistemi të duhur të drejtësisë”.

Ai tha se “në këtë moment BE është si një anije në det të trazuar, sidomos pas daljes së Britanisë nga BE. Ndaj ne do të na duhet që të riprojektojmë Europën e bashkuar”.

Deputeti gjerman tha se duhet më shumë për të qartësuar se çfarë përfaqëson në të vërtetë Unioni, ndërsa nënvizoi se duhet më shumë punë me të rinjtë.

“Në në Europë na duhet që tani të punojmë që të kemi të gjithë një qasje të përbashkët në drejtim të qëndrueshmërisë, stabilitetit, politikave, ekonomisë. Por gjithashtu duhet të punojmë që nga Lisbona në Portugali dhe në të gjithë Europën të kemi të gjithë të njëjtin kuptim se çfarë do të thotë Europë.Të njëtën gjë duhet të bëjmë dhe me Ballkanin.Çfarë do të thotë të jesh pjesë e BE. A është BE një bashkim tregtar?Duhet të punojmë në drejtim të përgatitjes së brezit të së ardhmes, të trajtimit të tyre profesional, ata janë e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Europës”.