Kontratat sekrete të Rilindjes/ Ja kush janë 3 oligarkët që kanë marrë me PPP, shumën 66.5 milionë euro. Në krye Beqaj me 38.4 milionë euro

672
Sigal

Publikohen dokumente nga PD-ja: Kontrata sekrete të oligarkëve me qeverinë e Rilindjes

Baxhanaku i kryeministrit fiton 21.7 milionë euro tenderë

Mbi 2.500 janë koncesionet dhe tenderët publikë që janë dhënë në këto 6 vite që qeveris Rilindja dhe kryeministri Rama. Të shumta janë denoncimet se këto koncesione dhe tenderë, të shumtat e tyre janë me kërkesë të pakërkuar nga qeveria, janë dhënë me prokurime të drejtpërdrejta, pra procedurë transparente të tenderimit, dhe denoncimet e bëra publike nga opozita, nga biznese bëjnë me dije se shumicat e tenderëve dhe koncesioneve i përfitojnë një grusht shumë i kufizuar biznesmenësh, të cilët janë të lidhur me qeveritarët. Rasti më i fundit që denoncohet nga PD-ja është baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, Armand Frangu, rezulton një nga përfituesit më të mëdhenj, së bashku me Ilir Beqajn të miliona eurove fonde publike me anë tenderësh, koncesionesh e kontratash PPP (Partneritet Publik Privat). Sipas Departamentit të Anti-korrupsion në PD, Frangu ka përfituar 21.7 milionë euro në periudhën 2014-2019, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj, 38.4 milionë euro. Treshja plotësohet nga vëllezërit Alban e Olsi Eftimi me 5.5 milionë euro.

Denoncimi i plotë i PD-së: Kontratat sekrete dhe oligarkët e qeverisë si përfitues të tyre

Oligarkët-klientë të Ramës në këto 6 vite i kemi parë si përfitues të miliona eurove nga fondet publike, me anë të kontratave publike (tender, koncesione, PPP, ankande, qira, etj). Nga një hetim i kryer nga BIRN, publiku u njoh me faktin sesi gjatë qeverisjes së Ramës, përdorimi i kontratave të klasifikuara kish pësuar një rritje eksponenciale në raport me mesataren e numrit të këtyre kontratave. Duke analizuar objektet e kontratave, me sy të lirë, është lehtësisht e kuptueshme se ka pasur një keqpërdorim kolosal të kësaj figure të veçantë, kontratës së klasifikuar, kryesisht nga AKSHI. Nga një verifikim i kryer mbi të dhënat e thesarit, për periudhën janar 2014-maj 2019, rezulton si më poshtë: Pagesa thesari për kontrata të klasifikuara janë 277, me vlerë 16,6 miliardë lekë, ose 13,6 milionë euro. Nga këto, vetëm AKSHI rezulton të ketë kryer 175 pagesa thesari për kontrata të klasifikuara, me vlerë 12,7 miliardë lekë, ose 10,4 milionë euro. Sigurisht, në këtë tortë me emër ndryshe, nuk mund të mos kishin pjesën e tyre Ilir Beqaj, Armand Frangu dhe Alban Eftimi, klientët e rilindur të Ramës.