Konspiracioni Vucic-Rama-Aleksandër Soros dhe pse Kosova e ka vendin në BE dhe jo në Serbinë e Madhe

646
Sigal

Platforma konspirative e të ashtuquajturit “Shengen Ballkanik”, në kosh!

Prof.Dr.Tritan Shehu, ish- ministër i Jashtëm në një status një faqen e tij në “facebook” shprehet se :

“Së pari duhet bërë publike kjo platformë e ofruar nga Vucic, që bie ndesh me interesat tona, të cilën treshja Vucic-Rama-Alexander Soros po e qarkullojnë fshehurazi në disa ambjente, përpara takimit famëkeq të 21 dhjetorit në Durrës.
Materiali i pare prej 9 pikash i publikuar mbas takimit te Ohrit perpiqet te maskoje te verteten me slogane per levizjen, integrimin, per CEFTA etj, per te hequr vemendjen nga ky dokument, qe po “leviz nen tavolina”.
Kete dosje e njohin deri ne disa detaje dhe pak lidere te Kosoves, te cilet nuk duhet ta pranojne kursesi edhe per faktin se aty mjegullohet qenia e asaj Republike si shtet, duke i dhene prioritet Serbise.
Po keshtu direkt apo indirekt ne ate zbehet dhe roli i Shqiperise e i shqiptareve, duke nxjerre ne evidence perseri Serbine.
Nderkaq sinkronizimi i ketij projekti me idete e “Jugosllavise se Re”, vecanerisht se bashku me “shkembimin e territoreve” te artikuluar nga Thaci, te cojne te “Serbia e Madhe” e na ekspozojne para destabiliteteve rajonale.
Gjithashtu ky “projekt” i krijon probleme serioze procesit te integrimit te Rajonit duke qene sinkron me skeptiket europiane, qe synojne te na mbajne si nje zone afer, por jo pjese e BE.
Nga ana tjeter kjo perputhet me strategjite e disa vendeve lindore “sponsorizuese”, qe po perpiqen ta lene Rajonin jashte BE per interesat e tyre te kunderta me tonat.
Ne keto kushte ne duhet te reagojme ndaj ketij konspiracioni dhe evituar cdo peshtjellim midis partnereve, i perforcuar ky nga gjuha shqipe e perdorur per ta promovuar.”

Dy ditë më parë  të njëjtin qëndrim ka deklaruar të ketë dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,ku është shprehur  se Uashingtoni zyrtar nuk ka  inkurajuar kurrë ndonjë ide për ndryshim kufijsh.

SHBA rrëzon Ramën e Thaçin: Kurrë nuk kemi inkurajuar ndryshimin e kufijve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur se Uashingtoni zyrtar nuk ka  inkurajuar kurrë ndonjë ide për ndryshim kufijsh. Deklarata e diplomatit amerikan erdhi gjatë një interviste  për “Jeta në Kosovë”,  ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e përmbylljes së fazës finale të dialogut Prishtinë-Beograd. “Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, është shprehur Kosnett. Ai shtoi se, nëse Kosova dhe Serbia duan një marrëveshje paqeje atëherë duhet të ulën në tavolinë për të biseduar. “Nëse doni marrëveshje të paqes, ju duhet të uleni dhe të flisni me kundërshtarin tuaj”, ka shtuar ndër të tjera ambasadori amerikan. Sipas përkrahëve të idesë për ndryshimin e kufijve të Kosovës, pas kësaj ideje fshihej SHBA, por deklarata e sotme e diplomatit amerikan në Kosovë rrëzon çdo pretendim apo justifikim të tillë.