Kongresi i PS/ D’Alema: Shqipëria, jo më vendi i njerëzve të dëshpëruar

517
Të dashur miq, më kanë autorizuar të flas në italisht. Kam besim që tashmë televizioni ju ka përgatitur edhe të dëgjoni të flitet në gjuhën tonë por është edhe dëshmia e një lidhjeje shumë të fortë mes popujve tanë. Nën udhëheqjen e PS Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend modern dhe po ecën përpara me reforma të guximshme drejt integrimit të saj të plotë në BE. Nuk është më Shqipëria e njerëzve të dëshpëruar apo e skafeve, por është një vend që rritet, një ekonomi që integrohet me ekonomitë e vendeve të tjera. 
Kjo Evropë ka nevojë për energjinë, freskinë, vrullin që mund t’i vijë nga vende të cilat e shohin me besim prespektivën evropiane. Ka një gjë që Evropa mund t’ju japë juve por ka shumë që ju mund t’i jepni Evropës dhe këtë duhet të themi ne socialistët.
Kemi bashkëndarë shpresa, kemi jetuar sëbashku kriza dhe angazhimi i Italisë nuk ka munguar kurrë, nga misioni Alba, i cili u desh nga Romani Prodi deri në castet që vijnë më pas, fituam bashkë shumë beteja të vështira, po përmend vetëm njërën prej tyre, betejën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore…
Kemi qenë pranë njëri0tjetrit edhe në castet më dramatike, më kujtohet një pashkë e shumë viteve më parë që e kalova në pikën e kalimit kufitar të Kukësit, në mes të maleve…kjo gjë duke parë në tv refugjatët e dëshpëruar të grupuar në kufijtë me Maqedoninë, Greqinë, të lënë në mes të baltës, përballë një muri, më erdhën ndërmend ato pamje të largëta të refugjatëve të shumë viteve më parë, më lejoni të bëj një thirrje jo vetëm për ju, ne kemi një detyrim moral s’mund të dëbojmë përsëri ata njerëz të dëshpëruar dhe t’i shpiem drejt luftrave që ata po i largohen. Duhet të gjejmë një zgjidhje dhe duhet ta bëjmë sëbashku jo në një mënyrë të ngatërruar… këto janë vlerat tona dhe pastaj politikaopërbëhet nga shumë gjëra, reforma, debate, negociata, por nëse një forcë e madhe socialiste harron vlerat e humanizmit të solidaritetit, vëllazërisë kundrejt atyre që vuajnë, do të thotë që do tradhëtojë vetveten dhe këtë s’mund t’ja lejojmë vetes. Le t’i bëjmë gjërat që të ftojë solidariteti.
Sigal