Kongresi amerikan të hetojë qeverinë e Tiranës

430
Sigal

Gazeta amerikane:
Lidhjet e drogës shkojnë deri tek ministra dhe deputetë

 

Në Uashington,
konvertimi i kohëve të fundit i Shqipërisë në një strehë të drogës në Ballkan
ka fluturuar nën radarët e politikës dhe ka nevojë për vëmendje të menjëhershme
të SHBA. Kjo për shkak se Shqipëria është anëtare e NATO-s, që aleanca u zotua
për ta mbrojtur sipas Artikullit 5, duke rrezikuar trupat amerikane në kohën e
krizës. NATO është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët, dhe ne nuk mund të
injorojmë një krizë që po destabilizon një anëtar të Aleancës. Në janar të
këtij viti, Daily Mail njoftoi zbulimin e një “arsenali tronditës
raketash, armësh automatike dhe granatash, të një grupi gangsterësh shqiptarë
që kishte ndërtuar një perandori droge me vlerë 4 miliardë stërlina”. Me të
vërtetë tronditëse! “Perandoria” ishte Lazarati, një vend i vogël, “i
paligjshëm” në jug të Shqipërisë. Ky ishte operacioni i dytë i tillë në më
pak se dy vjet, dhe ashtu si i pari, ai përfshiu tetëqind policë të armatosur,
helikopterë dhe makina të blinduara. Një artikull britanikes “Mirror” vinte në
dukje faktin se “baronët e drogës e kishin kthyer zonën përreth Lazaratit
në një zonë të ndaluar”.

Shqipëria ka filluar të
ngjajnë një version ballkanik të Meksikës dhe Kolumbisë

Këto dhe të tjera
raporte, e bëjnë Shqipërinë, jo vetëm një prodhues të madh të drogave të
paligjshme, por edhe një vend tranzit të drogës që vjen nga Azia për të ndjekur
rrugën për në Evropë.  Ajo është
konvertuar në një bazë, nga e cila bandat kriminale kanë kontrabanduar cigare,
heroinë, kokainë, vaj të kanabisit dhe substanca të tjera të paligjshme për në
pjesën tjetër të Evropës, sipas Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe
Varësinë nga Droga, agjencia e drogës së Bashkimit Evropian. Disa në shtyp kanë
pretenduar se lidhjet mund të gjurmohen në nivele shumë të larta të qeverisë.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka konfirmuar
vërtetësinë e një raporti të brendshëm të 2015, që përfshinte lidhje korruptive
të anëtarëve të parlamentit, përfshirë kryeministrin Edi Rama, një njeri i cili
mori pjesë dasmën “George Soros”. Raporte të tjera lidhin kryeministrin Rama
dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me familjarë të tyre të angazhuar
rëndshëm në biznesin e drogë. Vitin e kaluar, Partia Demokratike e opozitës në
Shqipëri bëri thirrje për dorëheqjen e Tahiri, duke e akuzuar atë për mbrojtjen
e grupeve kriminale që trafikojnë marijuanën shqiptare në Itali me aeroplanë.
Teksa zëdhënësit pro-qeveritarë i kanë quajtur këto akuza si të motivuara
politikisht, fakti është që sulmi më i fundit në enklavën e Lazaratit me
shkatërrimin e 102 tonëve marihuanë dhe shkatërrimin e gjysmë milion bimë të
kanabisit, tregon që dikush në qeveri nuk është duke i kushtuar vëmendje të
ngushtë, ose nuk ka dëshirë t’i kushtojë. 
Kjo është, deri sa problemi i drogës të bëhet shumë e qartë për Bashkimin
Evropian, në të cilin Shqipëria aspiron dhe liderët shqiptarë janë të detyruar
të veprojnë.

Denoncimet nga shtypi
perëndimor

 

Fotot që shoqërojnë
artikullin e janarit në “Daily Mail” në lidhje me bastisjen në Lazarat mund të
ketë bindur ndonjë lexues se ajo që u shfaq ishte një depozitë armësh të ISIS,
mbushur me armatimin më të mirë që gjendet në treg. ISIS duket se ka bërë
përparim në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane. Sipas lajmeve që vijnë nga
të Mbretëria e Bashkuar, simpatizantë të ISIS dhe mbështetës të tij kanë marrë
kontrollin e fermave të kanabisit në Shqipëri, përgjegjëse për një pjesë të
mirë të farës së shitur në Britaninë e Madhe ilegalisht. Dhe në qershor,
Washington Post vuri në dukje se pavarësisht nga një traditë shekullore të
tolerancës fetare dhe moderimit me popullsi shumicë myslimane të Shqipërisë,
“edhe këtu (në Shqipëri), 1 200 milje nga luftimet në Siri, Shteti Islamik
ka gjetur një grup të vogël ndjekësish, por të devotshëm. Mesazhet ekstremiste
janë gjetur terren pjellor në lagjet e varfëra dhe fshatrat, ku korrupsioni
zyrtar është i lartë dhe papunësia në mesin e të të rinjve shpesh kalon 40 për
qind”. Është ky korrupsion që mund t’i ketë bërë udhëheqësit e lartë të
qeverisë shqiptare që të bëjnë një sy qorr për trafikun e drogës, shfaqjen e
ISIS në vendin e tyre, dhe për përgjegjësitë që kanë me vendet partnere rreth
tyre. Në qoftë gardianët e ligjit nuk rrinë zgjuar, i gjithë sistemi i sigurisë
dhe zbatimi i ligjit në Shqipëri mund të rrezikohet. Anëtarësimi i Shqipërisë
në NATO është i rëndësishëm, por transformimi i saj në një strehë të drogës
është i papranueshëm. Lidhjet e drogës dhe prania në rritje e ISIS në Shqipëri
nuk është shenjë e mirë për sigurinë afatgjatë të partnerëve tanë evropianë.
Për më tepër, korrupsioni që duket se shtrihet në nivelet më të larta është
mbrojtja më e mirë që paraja mund të blejë. Pjata e presidentit tonë të ri do
të jetë e plotë, për të qenë të sigurt. Ai ose ajo do të shërbehet mirë për t’u
marrë disa momente me lidhjet e drogës, ISIS dhe sigurinë në Ballkan e veçanërisht
në Shqipëri. Duke pasur parasysh prioritetet e SHBA për të luftuar këto
kërcënime tinëzare dhe për ta bërë NATO-n më të fortë, presidenti i ardhshëm
duhet të shndërrojë trajtimin e problemit të drogës në Ballkan, në në
prioritetin kryesor të sigurisë. Kongresi dhe autoritetet tona të zbatimit të
ligjit duhet të shikojnë më thellë në këtë mjedis të rrezikshëm, duke përfshirë
një hetim ndërkombëtar të zyrtarëve të lartë të Qeverisë Shqiptare lidhur me
krimin e organizuar ndërkombëtar, trafikun e drogës dhe veprimtaritë
terrorirste. Vetëm nën udhëheqjen e fortë të SHBA një hetim i tillë mund të
ketë sukses.

Bill Cowan është një
bashkëpunëtor i FOX News Channel dhe ekspert i njohur ndërkombëtarisht në
fushën e terrorizmit, sigurisë së brendshme, inteligjencës dhe operacioneve
speciale ushtarake. Si një oficer në pension i Marine Corps, Cowan kaloi tre
vjet e gjysmë në detyra luftarake në Vietnam. /The Hill/