Konferenca e Donatorëve, Soreca: Ndërkombëtarët do të tregojnë nesër solidaritetin e tyre me shqiptarët

379
Sigal

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca me anë të një reagimi në Twitter, ka folur rreth Konferencës së Donatorëve që pritet të mbahet nesër në Bruksel, ku vendet e ndryshme do të kontribuojnë për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit të 26-nëntorit.

Soreca në reagimin e tij shkruan se ka pasur përgatitje shumë intensive dhe tashmë janë hapat e fundit të saj.
Ambasadori i BE shkruan ndër të tjera komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar.

”Pas një përgatitje shumë intensive, ne jemi duke ndërmarrë hapat e fundit përpara se të nisim nesër Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar.”- shkruan Soreca në Twitter.