Koncesioni doganor “rapiscan”

680
Sigal

Kush janë zyrtarët e korruptuar, që kanë firmosur dhe si janë promovuar nga oligarkët dhe politika?

Koncesioni “Rapiscan”: Deri tani janë paguar 4,534,645,973.00 lekë nga buxheti i shtetit për skanimin në Dogana

Kush janë zyrtarët e korruptuar që kanë firmosur dhe si janë promovuar nga oligarkët dhe politika?

Pse lufta e opozitës ndaj oligarkëve është e pabesueshme? Pse emërimet dhe promovimet e zyrtarëve të korruptuar nuk janë rastësi? 4.5 miliard lekë nga buxheti i shtetit për skanimin në dogana deri tani! Deri tani janë paguar 4,534,645,973.00 lekë nga buxheti i shtetit për kompaninë ‘Rapiscan’ për skanimin në Dogana. “Rapiscan”, kompania amerikane e cila kishte me koncesion skanimin në dogana, është larguar prej kohësh nga Shqipëria, por siç dihet, procesi i skanimit në dogana vazhdon me partnerët e saj shqiptarë, ose ‘simotrën’ “S2 Albania”. Me të ardhur e majta në qeveri, Erion Braçe i dërgoi një letër Ministrit të Financave, për verifikimin e kontratës së qeverisë “Berisha” me Rapiscan, kompaninë amerikane e cila kishte me koncesion skanimin në dogana në Shqipëri duke pohuar, se në të kishte taktika korruptive.

Por, çfarë ndodhi?

Edi Rama, në një akt të parë anuloi kontratën e miratuar në Parlament me këtë kompani. Por, pak muaj me vonë ai anuloi vendimin e tij dhe kompania vazhdoi punën. Në kontratë u bënë disa ndryshime, por që mesa duket rëndojnë palën shqiptare. Kështu, çmimi për deklaratë u ul nga 37 euro në 22 euro, por u përfshi në detyrimin për të paguar 5 euro, seria e pafundme e deklaratave nën 1000 euro, dhe që me kontratën e parë ishin përjashtuar nga pagesa. Për më tepër sipas ligjit që Rama miratoi në Parlament, qeveria detyrohet të paguajë për secilin Vend (skanimi). Më herët pagesën për ngarkesat e skanuara më parë e bënte biznesi dhe këtë pagesë doganat ua njihnin kompanive si shpenzime të zbritshme. Në kontratën e dytë, kompania paguhet nga biznesi por me garanci buxhetore, pra para direkt nga buxheti i shtetit.

Po kush janë zyrtarët e Ministrisë së Financave që kanë përgatitur dhe miratuar këtë aferë korruptive?

Ku janë ata mbi 6 vjet nga miratimi kësaj kontrate? Bashkangjitur këtij denoncimi, gjeni shkresën e siguruar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë firmosur nga këta zyrtarë të kësaj afere, që nëse SPAK do të funksiononte do t’i kishte marrë si të pandehur. Vihet re qe oligarkët dhe politika janë interesuar që ata të promovohen. Kjo na krijon dhe bindjen, që as opozita e sotme nuk ka për t’i luftuar kontratat koncesionare të kreut të qeverisë, Ramës. Ridvan Bode, ish-Ministri i Financave për 8 vjet pranë PD, është promovuar këto kohë me lobimin e një oligarku pranë qeverisë si anëtar të bordit të Bankës së Shqipërisë. Alfred Rrushaj, ish-zv.Ministër i Financave. Dorjan Teliti, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Arjana Dyrmishi, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Makroekonomisë dhe Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave në periudhën e z. Ridvan Bode, e mban këtë pozicion edhe në kohën e z. Cani dhe është një nga zyrtarët që ka hartuar dhe më pas e ka rinegociuar kontratën për qeveritarët e rinj. Oligarkët e politikës e emërojnë zv. Drejtoreshë të Përgjithshme të Doganave. Pozicion që e ka mbajtur deri para 3 muajsh. Veronika Korkaj, ish-Sekretare e z. Ridvan Bode, është dhe hartuese e kontratës koncesionare të skanimit të doganave. Me ardhjen e qeverisë socialiste promovohet si Drejtore e Fondeve të Bashkimit Evropian, pozicion që e mban akoma. Ky ishte një rast se si oligarkët kontrollojnë jo vetëm mënyrën se si vidhemi, por kujdesen dhe për promovimin e zyrtarëve që iu kanë shërbyer. Kjo është një arsye pse unë nuk e besoj luftën e opozitës ndaj oligarkisë. Kjo është një arsye tjetër, pse Shqiptarët nuk dalin të protestojnë kur shohin banditë të provuar, që po bëhen gati të marrin çelësat e pushtetit drejt një vjedhjeje të re.