Kompleks mbi lulishten, këshilltarja e LSI: Haraç që do ktheni për paratë që bletë votat!

475
Shembja e një lulishteje në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë për të ndërtuar një kompleks pallatesh, ka futur në debat edhe këshilltaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Bashkinë e Tiranës.
Dejana Kallogjerovic në një shkrim në profilin e saj në rrjetin social Facebook, e cila zbulon se është banorë në njësinë numër 7 që prek edhe këtë zonë, thotë se nuk mund të shohë zhgënjimin e banorëve. Ajo thotë se atyre u është ndaluar edhe e drejta për të protestuar, pasi i kanë kërcënuar me vendin e punës. Këshilltarja e LSI-së hedh akuza të forta se pas lejes për ndërtimin e këtij kompleksi, fshihet skandali i vjedhjes së votave më 25 qershor.
“Arroganca filloi pa kaluar java! Jam e sigurt që ky është haraçi që duhet të paguani për paratë me të cilat bletë votën e shqiptarëve. Por mos mendoni se do e kaloni lehtë! Gabimet çdo ditë e do të shtohen dhe njëkohësisht gjykimi i qytetarëve do të rritet. Do të rritet kur mos ta kenë më parkun për të nxjerrë fëmijët, mos të ketë më stola për gjyshërit, kur mos të ketë më gjelbërim për të na dhënë oksigjenin e munguar. Blerja e votës verboi sytë e njerëzve për momentin, por mesa duket errësira e Shqipërisë do të ulet këmbëkryq tani! Na lironi parkun! Mos na merrni frymën!”, – shkruan Dejana Kallogjerovic.

Sigal