Kompania farmaceutike letër Ministrisë së Shëndetsisë: Shteti po humbet miliona nga çmimet e larta të tenderave

551
Skualifikimi i firmave i hap rrugën shpërdorimeve të taksapaguesve shqiptar
Ankesave të shumta të qytetarëve dhe pacientëve shqiptarë për mungesat e medikamenteve në disa klinika të spitaleve rajonale , dhe sidomos atë të Onkologjikut u shtohen kohët e fundit edhe denoncimet dhe pakënaqsitë e firmave prodhuese farmaceutike për entin prokurues të ministrisë së shëndetsisë. Pas reklamimeve të para disa ditësh por edhe kërkesat ndaj Bankës Botrore për tenderin që duhej të bëhej më datë 20 Mars,ky është një rastë tjetër brenda tre ditësh. Ja letra që një nga kompanitë e skualifikuara i ka dërguar komisionit të tenderimit dhe për dieni Kryetarit të entit prokurues të Ministrisë së Shëndetsisë ,ku shprehë argumentat e sajë dhe atë që ajo e quanë si të padrejtë.

Të nderuar Zotërinj, 
Referuar procedurës se hapur të prokurimit publik me objekt “Blerje materiale mjekimi për shërbimin e Hemodinamikës për QSUT, SU “Shefqet Ndroqi”, dhe Spitali Rajonal Shkodër”, ndarë në 5 lote, që u zhvillua në datë 27 Shkurt 2017, per lotin 5 ku jemi renditur të parët me ofertën e paraqitur me vlerë 26.998.104,00 morrëm rezultatet e klasifikimit nëpërmjet platformës së Agjensise së Prokurimit Publik ku na rezulton të jemi skualifikuar, kemi pretendimet dhe kundërshtitë tona si me poshtë vijon:
Ndër të tjera arsyet e skualifikimit të renditura ja si më poshtë vijon: 
1. Artikujt nr. 28 dhe 37 të ofertuar nuk janë paraqitur ne katalogë sic kerkohet në KVK të DST
2. Artikujt 28 dhe 37 nuk jane te perfshira ne certifikimet CE ( në examination certificate) në kundërshtim me pikën e të KVK të DST. 
3. Artikujt nr. 11,19, 26,35 te paraqitura si modele ne katalog, nuk permbushin specifikimet teknike (permasat e kerkuara në DST)
Sa për arsyen e parë duam t’Ju bejme me dije se perkatësisht për këto artikuj ne kemi paraqitur një deklaratë të prodhuesit (të përkthyer të notërizuar, bashkëlidhur) ku konfirmohet që këto 2 stenta me permasat e kërkuara prodhohen nga ky i fundit. Pavarësisht që këto produkte nuk janë në katalog (pasi janë prodhime të fundit dhe katalogët prodhohen njëherë në 2-3 vite) kjo deklaratë përmbush më së miri kërkesat e DST. Si katalogu edhe deklarata janë dokumenta të vëna në dispozicion nga prodhuesi dhe nuk shohim arsye se përse duhet të skualifikohemi kur nga prodhuesi konfirmohet që keto dy përmasa prodhohen. 
Sa për arsyen e dytë, nuk e dimë se ku mbështeteni kur thoni që këto dy artikujt nuk janë të përfshira në certifikimet CE. Sipas deklaratës së prodhuesit këto dy produkte janë të modelit “Alex Plus” dhe Certifikatat e paraqitura nga ana jonë (bashkëlidhur) i referohen modelit “Alex Plus”” të ofertuar dhe certifikimi eshtë i vlefshëm për të gjitha përmasat e mundshe që prodhohen. Në certifikatë nuk cilësohet se cilat nga përmasat janë ose jo të certifikuara por konfirmon modelin “Alex Plus” prodhohen nën kushtet të cilat përmbushin kërkesat e sistemit të cileësisë konform Aneksit II, Seksioni 3.2 te Direktivës 93/42/EEC. Siç duket për të gjendur në krize për të justifikuar 30 milion lekë diferencë pasi nuk shihni asnje arsye për të na skualifikuar Ju mundoheni të rëndisni sa më shume fakte qoftë dhe të pa qëna, si në rastin konkret, për të justifikuar skualifikimin e padrejtë të ofertës sonë. Nuk e dimë se ku e mbështesni faktin që nuk përfshihet në specifikimet CE, kur CE jepet për modelin dhe jo për përmasat. Po si ka mundësi që kompania që i ka të gjitha prodhimet CE, nuk e prodhoka këtë model? Duket qartë që ju nuk thoni të vërtetën për të na skualifikuar.
Sa për arsyen e tretë botërisht dihet që prodhues të ndyshëm prodhojnë permasa të ndryshme pasi asnjë pacient nuk e ka të përcaktuar gjatësinë anatomike të vazës ku aplikohet stenti. Sipas jush vetëm Medtronik mund të ofertojë për këto artikuj pasi vetëm ai e prodhon këtë përmasë specifike në gjatësi. Klinikisht devijimi me dy milimetra në gjatësi nuk është i përfillshëm dhe skualifikimi për këtë arsye na duket i padrejtë dhe tendecioz. Aq më tepër që pacienti mund të orientohet drejt përmasës tonë dhe jo drejt Medtronic. Nga e dini ju nëse koronaret e pacientëve janë pak më të mëdha se 32 apo fiks 32? Për ta konkretizuar më tepër pretendimin tonë duam tu vëmë në dukje se në procedurat e prokurimit identike me këtë në fjalë kemi pasur të njëjtat devijime në vitet e kaluara dhe anëtari i komisioni ka qënë po ashtu Dr. Leo dhe asnjeherë nuk jemi skualifikuar, biles kemi furnizuar edhe mallin megjithë këto devijime të papërfillshme duke pasur gjithashtu mbeshtetjen e Dr. Leos pranë farmacisë për tu spieguar personave që marrin në dorëzim mallin se devijimet milimetrike në gjatësi jane të papërfillshme klinikisht. Për më tepër vlera e këtyre 60 stentave që Ju pretendoni se nuk janë sipas specifikimeve teknike nuk i kalon vleren e 850.000 lekeve nderkohë që diferenca e ofertës sonë nga ofertuesi i dytë OES DISTRIMED i cili është shpallur fitues është rreth 3.000.000 leke. Ky fenomen është turp i madh dhe abuzim me fondet publike. 
Me shpresen se faktet e mësipërme do të merret paraysh dhe Ju do të veproni konform ligjit të prokurimit publik dhe normave baze të konkurencës së ndershme në tendera. 
Sigal