Komisioni i Vep. Prodhuese rrëzon dekretin e Nishanit, për ligjin e turizmit

368
Mazhoranca ka rrëzuar dekretin e Nishanit për kthimin e ligjit për turizmin me 8 vota, përkundër 3 votave të opozitës që gjatë mbledhjes këmbëngulën në miratimin e dekretit të Nishanit.
I pranishëm ka qenë edhe ministri Ahmetaj i cili kërkoi rrëzimin e dekretit pasi sipas tij argumentet e Nishanit nuk qëndrojnë. Ahmetah theksoi se ky ligj nuk merr kompetencat e pushtetit vendor, madje ata përfitojnë. Qëllimi është mbështetja e qëndrueshme turizmit.
“Ka një precedent te drejtpërdrejtë që ka të bëj me panairet jashtë vendit. Ka të bëjë me projektet e promovimet e turizmit jashtë vendit ku prokurimi publik është i pamundur. Ne kemi dashur të bëjmë promovime jashtë vendit, por na ka penguar ligji i prokurimit. Këshilli i Ministrave merr në dorë pronat me përparësi turizmin për shkak për të mos lejuar Golemizim. Nuk merr kompetencat e pushtetit vendor, madje ata përfitojnë . Qëllimi është mbështetja e qëndrueshme turizmit. Ministria ka nisur hartimin e akteve nënligjore të turizmit po ashtu jemi ne bashkëpunim me GIZ për aktet e nënligjore të ligjit të investimeve strategjike të cilat do jenë gati brenda viti.”- tha ministri Arben Ahmetaj.
Debatet në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese
Helidon Bushati: Përse se rishikojmë këtë ligj kur ai ka marrë vërejtje edhe nga mazhoranca dhe opozita dhe nga grupet e interesi? Ta rishohim atë ta bëjmë konform Kushtetutës. A mund të me gjeni nenin për apartamente dhe vila si strukturë akomoduese?
Eduard Shalsi: Zoti Bushati po diskutojmë dekretin, jo ligjin.
Arben Ahmetaj: Ky komision e kaloi ligjin pa asnjë ndryshim dhe për këtë ju falenderoj . Sa i takon pjesës së shtëpive, ky ligj është organik ju ngrini çështje fiskale . Turizmi një sektor që e ka në praktike kthimin e investimeve. Logjika e dhënies së 99 vjet është tërheqja investimeve. Në praktikë ndërkombëtare ka koncesione 100 vjeçare apo 500 vjeçare. 
Sigal