Komisioni i Rithemelimit të PD-së / Letër zyrtare ish-kryetarit Basha që të lirojë zyrën e kreut të partisë në selinë e demokratëve deri më 5 janar

162
Sigal

Komisioni i Rithemelimit thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar të bojkotojnë Bashën

Po sot(dje) Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje në selinë e PD, ku i komunikoi kryedemokratit Basha se nëse nuk lë zyrën dhe nuk dorëzon detyrën deri më datë 5 janar të 2022, atëherë anëtarësia do të kthehet në “përmbarues politik”. Ndërkohë, përmes një mesazhi dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje që të bojkotojnë mbledhjen e lajmëruar nga Basha. “Komisioni u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të mos bëhen pjesë e pengmarrjes se PD dhe të lexojnë e respektojnë vullnetin e shumicës që shkarkoi kryetarin dhe jo të deputetit Basha që kërkon të shkarkojë shumicën”, thuhet në mesazhin drejtuar anëtarëve të Këshillit.