Komisioni i Reformës në Drejtësi, të pranishëm Lu dhe Vlahutin

306
Mesditën e sotme pritet që të mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi, për të shqyrtuar e votuar nen për nen e në tërësi draftin. Në komision do të marrin pjesë edhe ambasadori i BE-së Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin. Ndërkohë që para mbledhjes, në orën 9:30 PD ka mbledhur grupin për të vendosur nëse do të marrë pjesë në komisionin apo jo. Dje kryeministri Edi Rama ftoi opozitën të bëhet pjesë e mbledhjes për të dhënë mendimet e saj të çmuara. Po kështu edhe kryesia e LSI është mbledhur në orën 10:00 për reformën në drejtësi.