Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për hapjen e dosjeve

127
Sigal

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit. PS dhe grupi i PD (i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj) ranë dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Alibeaj prezantoi amendamentet për projektligjin “Për informacionin të klasifikuar “sekret shtetëror”. Sipas propozimit të tij dosjet nuk do të jenë më sekret. Nga ana tjetër me vendim të Partisë Socialiste, certifikatat e dhëna nga komisionet Bezhani e Mezini, do të jenë të pavlefshme.

Në mbledhjen e sotme ishte e pranishme kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, e cila mbështeti nismën, që në fakt u iniciua pas kërkesës së saj për të hetuar rastin e Ilir Metës.

Hapja e plotë e dosjeve u kundërshtua nga kreu i PR, Fatmir Mediu, i cili kërkoi që të përjashtohen të përndjekurit politikë.