Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj sqaroi se në kuadër të masave për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19 është e nevojshme shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më datën 23 qershor 2020.
“Këshilli i Ministrave mendon se shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të ndihmojë në kontrollimin,frenimin dhe pastaj të fusim në një kurbë ulëse përhapjen e infeksionit”, u shpreh Ahmetaj.
Zëvëndësminsitrja e Shëndetësisë, Rakacolli shtoi se situata fatmirësisht është nën kontroll, fal dhe masave të menjëhershme për distancimin social të popullatës, por lehtësimi i tyre mund çojë në shtimin e numrit të rasteve pasi një pjesë e të infektuarëve janë asimptomatik dhe kontakti i tyre me më shumë njerëz do të krijojë kushte për rritjen e numrit të të prekurve nga COVID-19. Sipas saj nëse do të ketë numër të lartë të rasteve, do të lind nevoja për kthimin e masave drastike.”Për këtë arsye masat që do të merren do të jenë graduale dhe situata do të vlerësohet në dinamik”, theksoi zonja Rakacolli.
Zgjatja me dy muaj e gjendjes të jashtëzakonshme kufizon të drejtat e qytetarëve për lëvizjen e lirë dhe për të punuar, e përcaktuar sipas neneve kushtetuese.
Për më shumë detaje lexo këtu: Drafti, Qeveria do t’i kërkojë Parlamentit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor





















