“Komisioni Hetimor, synon të shmangë  vëmendjen nga masakra elektorale”, Reagon PD-ja ndaj ftesës së Ballës: Turpi i vetëm i Shqipërisë

226
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili dje nga Kuvendi, i bëri thirrje Lulzim Bashës t’i bashkohet nismës për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në ‘Twitter’, theksoi se gjëja e vetme me të cilën “duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë”. Çdo çështje tjetër, synon që të shmangë vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Gazment Bardhit

Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmangë vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.