Komisionerja e BE për emigracoinin viziton të enjten Shqipërinë

21
EU commissioner for Home Affairs Sweden's Ylva Johansson delivers a speech during a plenary session on EU global strategy on Covid-19 vaccinations at the EU parliament in Brussels on January 19, 2021. (Photo by JOHN THYS / POOL / AFP)
Sigal

Komisionerja për punët e brendshme dhe migracionin, Ylva Johansson do të udhëtojë të enjten drejt Shqipërisë dhe Bosnjës për të diskutuar bashkëpunimin me të dy vendet për çështjen e migracionit, si dhe sistemin e menaxhimit të migracionit të dy vendeve.

Siç raporton gazetarja Erisa Zykaj, zëdhënësi i komisioneres Johannson, Adalbert Jahnz është shprehur në konferencën e përditshme për shtyp të Komisionit Europian se komisionerja do takohet me presidentin e Republikës, Ilir Meta, kryeministrin, Edi Rama, ministrin e brendshëm Bledi Çuçi dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Zëdhënësi Jahnz ka komunikuar gjithashtu, se të shtunën në mëngjes, komisionerja Johansson dhe kryeministri Rama do dalin në një konferencë për shtyp.

Komisioni Europian rikujton, se në dhjetor ofroi mbështetje për kampin e Bosnjës Lipa për strehim, batanije, veshje, ushqime dhe pajisje mjekësore. Në Bosnjë, komisionerja do të takohet me autoritete lokale dhe do të vizitojë kampin e Ipas së bashku me përfaqësues  të ministrisë për sigurinë.