Komisionerët në Elbasan, reagon LSI: Janë në qendrat votimit por po presin emërimin!

168
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ka sqaruar situatën me komisionerët e partisë së saj në qendrat e votimit në Elbasan.

LSI sqaron se komisionerët janë në qendrat votimit por po presin t’iu çojë KZAZ emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimin siç kanë bërë për PS dhe PD.

“Duke marrë shkas nga disa lajme për komisionerët e LSI në Elbasan, sqarojmë se janë në total 13 qendra votimi në të 4 KZAZ-të e Elbasanit. Komisionerët e LSI janë në qendrat votimit por po presin t’iu çojë KZAZ emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimin siç kanë bërë për PS dhe PD.”, sqaron LSI.