Komision Hetimor për Ministrinë e Mbrojtjes, refuzohet kërkesa e PS. Topalli: Rishikojeni

453
Sigal

Grupi parlamentar socialist duhet të rishqyrtojë kërkesën për ngritjen e Komisionit hetimor për Ministrinë e Mbrojtjes. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ftuar grupin e PS-së ta rishohë atë, në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.  Në këtë konkluzion është arritur pasi Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi kërkesën e grupit parlamentar socialist për ngritjen e një Komisioni hetimor, “Për kontrollin e zbatimit të ligjit në veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturave të saj për periudhën janar 2010 -tetor 2012?.  Po ashtu konferenca vendosi edhe për programin e punës për periudhën 5 nëntor- 27 dhjetor 2012, si dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit, 5 nëntor-22 nëntor.  Kërkesa e grupit të PS për Komisionin Hetimor ndaj Ministrisë së Mbrojtjes u deklarua pak kohë më parë në Komisionin e sigurisë nga nënkryetari i Komisionit Ilir Gjoni. Kërkesa e opozitës për hetim nga Kuvendi vjen “për shkak të bllokimit të mbikëqyrjes parlamentare nga ana e drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes”.