Komenti Sorecës për Ramën, Kryemadhi: Kryeministri dhe qeveria nuk kanë një plan vaksinimi

255
Sigal

Gjatë vizitës në zonën e Freskut, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli dhe për komentin që bëri Ambasadori Soreca për Kryeministrin Rama.

Kur vija rrugës tani nga Shkodra, lexoja prononcimin e ambasadorit të delegacionit të BE-së, që ndihej i habitur nga sulmi i drejtpërdrejtë i kryeministrit ndaj tyre. Normal që unë si Monikë jam shumë dakord që ne duhet të kemi identitetin tonë si komb, si vend, si shtet, por edhe për t’u përgjigjur me fakte. Atë që ai ngrinte ishte që thoshte që jam i habitur që kryeministri thotë që pse BE-ja nuk na ndihmon për vaksinat, kur Shqipëria nuk ka një plan për vaksinimin, gjë që është shumë e rëndësishme.