Koloneli i Guardia di Finanza: 20 ton marijuanë janë “eksportuar” nga Shqipëria në Itali në 2018-n

470
Sigal

Koloneli i Përgjithshëm i Guardia di Finanza Italiane, Antonello Maggiore ka pohuar se nga janari deri më tetor të 2018-s janë sekuestruar rreth 20 tonë marijuanë e trafikuar nga Shqipëria përmes detit. “Duhet thënë se fenomeni më i rëndësishëm është ai i trafikut të lëndëve narkotike kryesisht marijuanë, kryesisht në pjesën e ulët të Adriatikut e në pjesën e sipërme të detit Jon. Ne analizojmë kryesisht këtë trafik përgjithësisht në territorin e Ballkanit. Duhet thënë se trafiku i marijuanës arriti pikun më të lartë gjatë vitit 2016 e 2017. Flasim për mbi 20 ton marijuanë e trafikuar më 2016-n e rreth 40 tonë marijuanë e trafikuar përmes detit më 2017-n. Në vitin 2018 kemi nga janari deri më tetor të 2018-s janë sekuestruar rreth 20 ton marijuanë e trafikuar nga Shqipëria përmes detit”, – deklaroi Koloneli i Përgjithshëm i Guardia di Finanza Italiane Antonello Maggiore. Duke iu referuar operacioneve të sekuestrimit të marijaunës së trafikuar përmes detit, koloneli italian, bën edhe një “klasifikim” për vendin dhe rolin e trafikantëve shqiptarë. “Fenomeni i trafikut të drogës përmes detit i përket të gjithë territorit ballkanik e jo vetëm Shqipërisë, përfshirë vendet; si Mal i Zi, Greqia. Fakt është se zona e patrullimit të policisë e financës italiane kundër këtij trafiku nuk i përket vetëm zonës së Adriatikut pranë Shqipërisë, por dhe zonave në kufi me Greqinë, Malin e Zi e Kroacinë. Sivjet ndër 40 trafikantë të arrestuar 25 janë shqiptarë”, shprehet Kolonel Antonello Maggiore. Koloneli italian pranon dhe pohon se, “Ekziston një bashkëpunim mes grupeve kriminale italiane e grupeve kriminale shqiptare në territorin italian për trafikun e drogës dhe hetimet vazhdojnë”.