Kolegji i Komisionerëve të BE-së sapo miratoi çeljen e negociatave

612
Ora 15: 32 Kolegji i Komisionerëve të BE-së i mbledhur në Strasburg sapo ka miratuar rekomandimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Ora 15: 30 Pas pak Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE.
“Shqiptaret sot po kanë arsye për të qenë të gëzuar” tha Romana Vlahutin nga salla e medias e delegacionit europian në Tiranë ku do të ndiqet live publikimi i raportit të Komisionit Europian.
I qartë dhe pa ekuivok
Konfrimohet se Komisioni do të rekomandojë qartë dhe pa ekuivok hapjen e bisedimeve.
Mësohet se në raport është përfshirë dhe reforma në drejtësi ku në marrjen e vendimit pozitiv duket se kanë ndikuar rezultatet e deritanishme me vetingun dhe largimin e 15 gjyqtarëve e prokurorëve si pasojë e këtij procesi.
Konfrimohet se deri në qershor Komisioni Europian pret rezultate konkrete dhe të prekshme nga zbatimi i reformës në drejtësi.
Po sot në Shqipëri do të jetë dhe shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini, e cila do të paraqesë raportin si dhe strategjinë e zgjerimit.
Po ashtu në 23 prill pritet që në Shqipëri të mbërrijë dhe Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk.
Komisioni Evropian pritet të japë sot rekomandim pozitiv dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë, vendim që vjen pas rezultateve të para të bisedimeve me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Optimizmi i Brukselit për rajonin e Ballkanit Perëndimor duket se zbehet në rastin e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës, të cilat sipas, europarlamentarit Eduard Kukan nuk duhet të presin rekomandime pozitive nga Komisioni, pasi nuk kanë zgjidhur ende shumë çështje të brendshme dhe me fqinjët.
Teksa në rastin e Turqisë, mësohet se sërisht do të ketë një përgjigje negative sa i përket çeljes së një kapitulli të ri të negociatave me bllokun europian.
Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i sundimit të ligjit, shkruan EUobserver, janë detyrime themelore që Turqia duhet të përmbushë si vend kandidat.
Ndërkohë më 25 prill kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Berlinit i ftuar në takim zyrtar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Sigal