KOLAPSI I GJYQËSORIT, TREGUES I DËSHTIMIT TË REFORMËS

508
Sigal

Gjyqësori në kolaps, reforma në Drejtësi e dështuar, vetingu është selektiv dhe i ngadaltë

Kanë kaluar afatet kushtetuese për të krijuar institucionet e reja të Drejtësisë, KLP, KLGJ dhe KED, SPAK, BKH

“A janë Euralius dhe Vlahutin, vegla të Ramës kundër reformës në drejtësi?! Edhe Brukseli pjesë e tepsisë së rilindjes ”

“Euralius dhe Vllahutin zgjodhën të jenë çirakë të kryeministrit kundër reformës në drejtësi, zgjodhën të bekojnë dekapitimin e sistemit të drejtësisë, zgjodhën të lënë Shqipërinë pa institucione të drejtësisë për të betonuar pandëshkueshmërinë e korrupsionit dhe kriminalizimit të qeverisë, zgjodhën të varrosin reformën në drejtësi e cila sot është tërësisht jashtë kushtetutës dhe ligjit dhe është kthyer në një dokument të pështirë e plot me arna antiligjore të cilin asnjë shqiptar nuk e beson më.” – shkruan kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Vasili thekson se gjithçka është bërë me vetëdije të plotë nga BE në Tiranë. Vllahutin ja ka fshehur Shqiptarëve dhe Brukselit të vërtetën, duke deklaruar si impresionante implementimin e reformës në drejtë,si kur në fakt e dinte shumë mire, që reforma në drejtësi ka vdekur. “Vllahutin dhe Euralius çirake te Kryeministrit për të kapur drejtësinë. Euralius dhe BE në Tiranë ishin ata që përgatitën në dhjetor 2017 raportin pra alibinë për të zgjedhur kryeprokuroren e përkohshme edhe me vetëm 36 vota nga 84 që Kushtetuta kërkonte për t’ia bërë sa më të kollajshme kapjen e drejtësisë nga kryeministri si çirakë të të cilit janë. Motivi ishte, gjoja për të kaluar ngërçin dhe kjo do të zgjaste vetëm shumë pak muaj. Aq sa kryetari i grupit parlamentar të PS, Balla deklaronte: “Sipas ligjit u bë procedura, në kushtet që KLP nuk ishte krijuar. Në vlerësimin tim, përzgjedhja e anëtarit të 11-të të KLP-së përfundon në shkurt. Në mars ngrihet KLP-ja. Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar në vlerësimin tim zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill të vitit të ardhshëm”, – deklaroi Balla. Pra, gjoja në prill mbyllej mandati i Arta Markut dhe më tej do zgjidhej prokurori i Përgjithshëm edhe SPAK edhe BKH. Por Euralius dhe Vllahutin e dinin dhe e dinë shumë mirë të kundërtën, të cilën e fshehin me qëllim edhe sot e kësaj dite edhe në një raport të tyre në mars të 2018, ku e vërteta thuhet shumë qartë: “Ky proces mund të marrë muaj të tjerë dhe do të çojë në rezultatin që krijimi i Këshillave [KLGJ ose KLP] të bëhet vetëm në fund të vitit 2018 ose më vonë.” Shpjegimi është i thjeshtë: Euralius dhe Vllahutin zgjodhën të jenë çirakë të kryeministrit kundër reformës në drejtësi, zgjodhën të bekojnë dekapitimin e sistemit të drejtësisë, zgjodhën të lënë Shqipërinë pa institucione të drejtësisë për betonuar pandëshkueshmërinë e korrupsionit dhe kriminalizimit të qeverisë, zgjodhën të varrosin reformën në drejtësi, e cila sot është tërësisht jashtë Kushtetutës dhe ligjit dhe është kthyer në një dokument të pështirë e plot me arna antiligjore, të cilin asnjë shqiptar nuk e beson me. Gjithçka është bërë me vetëdije të plotë nga BE në Tirane. Vllahutin ia ka fshehur shqiptarëve dhe Brukselit të vërtetën, duke deklaruar si impresionante implementimin e reformës në drejtësi, kur në fakt e dinte shumë mirë që reforma në drejtësi ka vdekur.”

U akuzua nga opozita për Vettingun, largohet nga Shqipëria shefi i Euralius

Kreu i misionit Euralius, Rainer Deville është larguar zyrtarisht nga Shqipëria, në 1 shkurt 2017. Ai është larguar, edhe pse mandati i tij përfundonte në vjeshtë të 2018. Deville është sulmuar nga Partia Demokratike për përkthimin qëllimisht gabim të ligjit të Vettingut, që iu është dërguar Komisionit të Venecias për opinion. Largimi i Deville u bë pasi ai doli zbuluar me mbështetjen e tij të hapur pro politikanëve shqiptarë të lidhur me Sorosin dhe fondacionet e tij, duke e futur në qorrsokak drejtësinë. Ndoshta drejtësia e munguar është më e rëndë se drejtësia e gabuar, pasi për të gabuarën ke edhe shkallë të tjera ankimimi, por rasti dhe loja që bënë Euralius dhe dy ambasadorët Lu dhe Vllautin, janë goditja më e rëndë që iu bë demokracisë, shpresës së shqiptarëve tek perëndimi. Kuptohet, që falangat e Sorosit të instaluara në ambasador-Guvernator nuk folën një fjalë për drogën, për kaosin e kontrolluar të fondacionit Soros nëpërmjet bllokimit të anëtarit të shoqërisë civile, shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese dhe emërimin e kukullave, të inkriminuarve, të paaftëve dhe militantëve me funksione të dikurshme partie në komisionet e vettingut të të dyja shkallëve. Madje, edhe hartuesit e ligjit për vettingun ishin të besuarit e Sorosit, të cilët pasi u shtrydhën si limoni u flakën në rrugë, duke mos u lejuar as të punësoheshin, edhe pse një pjesë e tyre kanë vlera profesionale. Ja ftesa e ish-kreut të Komisionit të Ligjeve në Kuvend në ditën e largimit të kryemisionarit të EURALIUS ,Deville: “Të nderuar, në nisje të punës së përbashkët për vitin 2017 dhe në përmbyllje të detyrës së Shefit të Misionit EURALIUS IV ¬Dr Rainer Deville, në vlerësim të kontributit të tij dhe punë së përbashkët për reformën në drejtësi, kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në një pritje koktej ditën e mërkurë, datë 1 shkurt, ora 18:00 në Hotel “ Tirana Internacional”. Ju mirëpresim! Fatmir Xhafaj Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, shkruhej në ftesën e Xhafajt.

Kopalsi i Gjyqësorit është treguesi i dështimit të Reformës në Drejtësi

Para disa javësh, Ministria e Drejtësisë paraqiti në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore një projekt-ligj, i cili i jep kompetenca ligjore KLD-së dhe Kryeprokurores së Përkohshme që të emërojnë gjyqtarët dhe prokurorët e diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës. Mirëpo, me Reformën në Drejtësi, me ndryshimet e reja kushtetuese, të dyja këto institucione nuk kanë më kompetenca kushtetuese të bëjnë emërime, pasi duhet të jenë KPL dhe KLGJ, që duhet të bëjnë emërimet. Problemi është se deri më sot ende nuk janë ngritur shumë institucione të reja të Drejtësisë, sikurse janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Gjykatës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve. Kushti i vetëm i pa plotësuar ende ishte që kandidatët të kalojnë vetting.

Deri tani KLGJ ( Këshilli i Lartë Gjyqësor) është i pamundur të krijohet, sepse kandidati i vetëm nga Gjyqatët e Apelt jashtë Tirane, Besim Trezhnjeva është skuakifikuar! KLP ka ende shans të krijohet, nëse kandidatët e mbetur kalojnë vettingun. Sikur njëri të skualifikohet, KLP nuk krijohet dot. Po kështu, as SPAK e as BKH!! Rruga ligjore është përsëritja e garës. Kjo do të thotë kohë e re për garë të re dhe kohë shtesë për vetting të kandidatëve të rinj. Risku është që gara mund të ripërsëritet nëse edhe kandidatët e rinj nuk e kalojnë vetting! Zgjidhja më e shpejtë është: rikthimi në detyrë i të skualifikuarve nga Vetting dhe kalimi i vetting të të gjithë kandidatëve të tjerë që janë në proçes. Rrisku është që vetting do jetë formal për këto që janë kandidatë dhe i rrepte për të tjerët. Pra do legjitimohej “dy standardësia”… Jo se kjo nuk po ndodh, por do ta pranonin vetë këtë gjë! E njëjta logjikë vlen edhe për KED , nga e cila duhet të dalë gjykata Kushtetuese. Pra anëtarët e KED duhet të kalojnë vetting, Gentian Trenova të rikthehet në detyrë dhe kështu vendi bëhet me gjykatë Kushtetuese. Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke iu referuar këtij kolapsi të drejtësisë, shkruan: “Rilindja dhe Ambasadorët e saj “personalë”, nuk e zgjidhin dot këtë ekuacion. Të paktën, jo në bashkësinë e numrave realë… Të na rrojnë e u pagofshin gjithnjë mirë: EURALIUS, OPDAT, ICITAP, Delegacioni i BE, Ambasada Amerikane, Fondacioni Soros.