Kol. Hajro Limaj: Pse ushtarakët e lartë kërkojnë azil ?!

36
Sigal

Është një pikë çuditëse e madhe. Perse ushtarakëve madhorë iu jep strehim politik Amerika?!! I vlerëson viktima të politikes shqiptare apo…?! Po, të tillë i vlerson. Gjeneral Perlat Binaj, ish komandant i Forcave Ajrore 1993-1996 për arsye se kërkonin ta ulnin nga funksioni me emrim komanadant regjimenti në Gjadër, ai kërkoi lirimin nga ushtria dhe  mori strehim politik në Amerikë. Më vonë. Ish shefi i shtabit të përgjithshëm në periudhën 2 Mars – Gusht 1997, gjeneral major Adem Çopani, i cili në periudhën e krizës së marsit zëvëndësoi gjeneral Sheme Kosovën, me shkarkimin nga detyra nga qeveria socialiste e Nanos u largua nga Shqipëria dhe u strehua përfundimisht në Amerike, ku u nda edhe nga jeta. Gjeneral major Armando Vinçani, ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i cili u arratis në Gjermani në përfundimet e krizës së 1997-ës, që andej u vendos në Amerikë. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral major Luan Hoxha, i cili u shkarkua dhe u dënua me 2 vjet burg për shpërthimet e Gërdecit, ku u vranë mbi 28 vetë, u arratis nëpërmjet Kosovës dhe u strehua në Amerikë. Edhe gjeneral-lietnant Ilia Vasho, i cili mbasi dha dorëheqjen nga përfaqësues ushtarak në NATO u vendos në Bruksel, por më vonë u strehua në Amerikë, ku fatkeqësisht atje mbylli edhe jetën. Drejtori i kundërzbulimit, gjeneral-brigade Besnik Selami, me shkarkimin e të vëllait, Eduart Selam , nga kryetari i partisë Demokratike, Berisha me Zhulalin e larguan nga detyra e drejtorit të SHIU-t  dhe ai u strehua në Amerikë.