Kol. Dritan Demiraj: Ardhja e afganëve dhe vendosia në Qytetin Studenti mbart rrezik, për sulme terroriste dhe përdhunime

387
Sigal

Ish-drejtuesi i misionit ushtarak në Afganistan, Dritan Demiraj, ka folur edhe për ardhjen e afganëve në vendin tonë, duke I kërkuar qeverisë të bëjë kujdes pasi eksperiencat në Gjermani dhe Francë kanë treguar se ka pasur sulme terroriste dhe përdhunime.

Demiraj: Dua ti dërgoj një mesash kryeministrit dhe institucioneve të sigurisë që të jenë të kujdesshëm pasi politikanët nuk e kanë idenë se çfarë përfaqësojnë qytetarët afganë. Ardhja dhe instalimi i qytetarëve afganë në Qytetin Studenti përbën një rrezik të madh.

Edhe ato pak qytetarë afganë që janë marrë nga qeveria gjermane, ka pasur sulme terroriste, përdhunime femrash. Imagjinoni një grup afganësh nga x persona, të cilët do jetojnë në Qytetin Studenti, kur jemi në muajin gusht dhe sesi vishen vajzat dhe djemtë tonë, pasi jemi kultura të ndryshme.

I bëj thirrje qeverisë të jenë të kujdesshëm. Vendet e zgjedhura, Qyteti Studenti, plazhet e Durrësit, të jenë të vëzhguara dhe të ruajtura mirë pasi rastet në Gjermani dhe Francë kanë treguar se kemi pasur sulme terroriste dhe më tepër.