Sigal

Koço Kokëdhima, kryetar i ZGJIDHJE

Kemi kërkuar ligj proporcional me korrektim proporcional me korrektim kombëtar

Koço Kokëdhima, kryetar i ZGJIDHJE në një intervistë në Fax news, analizoi problemet e sistetmit zgjedhor, duke theksuar se PS dhe PS kanë ujdi që të ruajnë këtë system zgjedhor, që u garanton atyre privilegjet zgjedhore. Zoti Kokëdhima pohoi se ka kërkuar nga OSBE që të garantojë zgjedhje të lira, duke depolitizuar Administratën Zgjedhore, por edhe duke ndryshuar Kodin Zgjedhor, që të kemi ligj propocional me korrektim propociona, dhe kombëtar.

Zoti Kokdhima, PD-ja kërkon dekriminalizim, PS-ja  del me një platforëm dhe thotë se janë reflektuar rekomandime të OSBE-ODIR. Cila është nga pikat që keni më të rëndësishme?

PS dhe PD nuk janë me platforma të ndryshme, vetëm dukja është sikur janë me platforma të ndryshme, por janë thjesht një palë e kanë një platformë dhe synojnë të vazhdojnë të mbajnë peng zgjedhjet, ato synojnë që të mos i reformojnë zgjedhjet, të mos i çlirojnë dhe të mos i demokratizojnë zgjedhjet, ato synojnë të bëjnë një farsë dhe jo një reformë, synojnë të mashtrojnë opinionin e mbrëndshëm dhe opinionin ndërkombëtar, synojnë të mashtrojnë BE-në dhe KE, me qëllim që ta kalojnë atë kërkes, atë kushtë që BE ka vendosur për hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin e ardhshëm.

Ju kërkoni që këtë proçes ta drejtojë OSBE-ja, çfarë mund të bëjë OSBE-ja më shumë?

Ne kërkojmë që zgjedhjet përsëpari të çlirohen nga marrëveshja PS – PD. Nëqoftëse zgjedhjet nuk çlirohen nga kjo ujdi, atëhere Shqipëria nuk do të bëjë zgjedhje kurrë. Çështja e parë që ne shtrojmë është depolitizimi i administratës zgjedhore, është edhe një rekomandim i OSBE-së, tani pyetja është: Ky rekomandim  i OSBE-ODIR-it do të zbatohet në mënyrë të sinqertë dhe në mënyrën e duhur, apo do bëhet një gjoja, depolitizimi i administratës zgjedhore? Shikoni ç’thonë këta, këta thonë do jenë të depolitizuara komisionet zgjedhore të qëndrave të votimit dhe komisioneve të KZA do jenë dhe numëruesit e KZA dhe do jenë të depolizuara,  sepse këta do i zgjedhë dhe do i caktojë KQZ, ndërsa KQZ do të vazhdojë të jetë Komisioni i PS dhe i PD komisioni bipartizan. PD dhe PS nuk kanë punë me administrimin e zgjedhjeve, nuk kanë punë me administratën zgjedhore, siç nuk ka punë me administratën zgjedhore dhe me proçesin zgjedhor, as në kuptimin e kontrollit dhe organizimin as edhe ndonjë nga partitë e tjera, që konkurojnë ne zgjedhje. Kështu që nëqoftëse duam që zgjedhjet, që administrata zgjedhore te depolitizohet  duhet të fillojë nga KQZ-ja, ose nga personi, i cili duhet të vendoset konsensualisht në krye të proçesit zgjedhor, që mundë të ishte një person me integritet një personalitet asnjëherë i implikuar me partitë politike. Konsensualisht duhet të caktohet një person i tillë, konsensualisht dhe KQZ duhet të jetë a politik, kjo është çështje e parë, pra nuk mund të ketë një nivel të dytë e të tretë të administratës zgjedhore të depolitizuar, ndërsa KQZ, që merr vendime të rëndësishme, që bën drejtimin, që trajnon komisionerë të tjerë, që çerftikon komisionerë të tjerë, që i qorton ata që analizon ankesat e tjera e tjera, ky do jetë i këtyreve dy partive, ndërsa zgjedhjet do i administrojë varësit e këtj komisioni, që medemek janë të pavaruara. E dyta, në qoftëse duam të bëjm një administratë zgjedhore të depolitizuar nuk mundet që këtë administratë ta zgjedhë pikërishtë KQZ bipartisan, nuk mundet dhe nuk mundet që ky të bëhet i selektuar nga militantët e partive të vjetra, nuk mund të zgjedhim nga ushtria e hajdutëve e kriminelëve elektoralë. Fjalë kyçi i dytë i rëndësishëm i reformës zgjedhore është barazia, zgjedhjet duhet të jenë të lira, të barabarta, të përgjithshme dhe periodike, çështjet e zgjedhjeve për të qënë në formatin kushtetues janë dy, të jenë të lira dhe të barabarta. Të gjitha partitë duhen të jenë të barabarta ndaj proçesit zgjedhor dhe ndaj Administratës Zgjedhore  të gjithë pjesmarsit. Nuk mund të ndodhi që këto dy parti të vazhdojnë të numërojnë votat e partive të tjera.

Zoti Kokdhima keni marë ju garanci nga ndërkombëtarët, a do të ketë një ndimë nga të huajt për të bërë pastrimin e Administratës Zgjedhore?

PD dhe PS kurrë me vullnet të lirë, nuk do t’i reformojnë zgjedhjet kurrë!

Kush duhet ta bëjë

Ato kurrë me vullnet dhe me hir nuk do të heqin dorë nga puçi kushtetues, që kanë bërë kundër Republikës dhe kundër instutucioneve shqiptarë, PS dhe PD janë kthyer në dy sultanate, që bashkëpunojnë në marrëveshje të plotë, që vjedhin dhe plaçkisin popullin sistematikisht për 25 vjet. Kemi një moment të rëndësishëm, që do ta shfryzojmë me shumë inteligjencë, momenti është ky, Bashkimi Europian, Këshilli i Europës ka kushtëzuar që Shqipëria të bëjë reformë zgjedhore të thellë për t’u hapur negociatat për anëtarsimin në BE. Tani çfarë reforme, çfarë do pranojë BE, do pranoj farsën e PS – PD, apo do pranojë një reformë me standarte. Një nga rekomandimet të OSBE-ODIR-it është që reforma zgjedhore të bëhet në mënyrë gjithëpërgjishirëse, që të bëhet gjithëpërfshirse do të thotë që në debatin për Reformen Zgjedhore, në debatin për hartimin e neneve të ligjit të reformës duhen përfshirë të gjitha forcat politike, të gjithë faktorët e shoqërisë civile, të gjitha forcat përparimtare, duhet të krijohet mundësia minimalisht ne duhet të jemi pjesë e barabartë të debatit.

Cilat janë disa nga kërkesat tuaja të cilat I keni parashtruar sot edhe në takimin me Ambasadorin e OSBE-s Bouchard

Kemi kërkuar depoltizimin e zgjedhjeve nga A-ja deri te Zh-ja, kemi kërkuar që trupa që do administrojë zgjedhjet, të jetë trupë që të mos kualifikohet nga KQZ-ja, por të kualifikohet me kategori gjithë bankierët, etj etj. Kemi kërkuar barazinë e partive në zgjedhje, eleminimin e privilegjeve, që mbajnë në duar dhe monopolist të PS dhe PD mbi zgjedhjet. Kemi kërkuar transparencën e reformës zgjedhore, përfshirjen e të gjithë palëve të interesuara në debatin për reformën zgjedhore, se nuk është Shqipëria plaçka dhe prona e këtyre partive të vjetra. Kemi kërkuar që votat të numërohen në qëndrat e votimit dhe kutitë e votimit të mos transportohen nga qendrat e votimit për në ZAZ, pa u numëruar. Kemi kërkuar që të sanksionohet e drejta e emigrantëve për të votuar, pranë ambasadave dhe konsullatave tona në vendet e tyre të rezidencës, kemi kërkuar ligj proporcional me korrektim proporcional me korrektim kombëtar. Kemi kërkuar gjithashtu teknologji prezence në zgjedhje kryesisht me qëllim që të ulet ndjeshëm numri i njerëzve që duhet për administrimin e proçesit zgjedhor me qëllim që të rriten ato standartet e zgjedhjeve.

Zoti Kokëdhima a do të ndikojnë zgjedhjet lokale e vitit të ardhshëm situate apo niveli i sigurisë në vend muajt e fundit?

Por opinoni public, populli jonë gjithashtu duhet ta ketë të qartë sa kohë të ketë këtë shtet të kapur, sa kohë të ketë këtë tirani të krimit, aq kohë nuk do të ketë siguri, nuk do të ketë paqe, nuk do të ketë stabilitet, nuk do të ketë mbrojtje jete në këtë vënd. Jeta, gjaku dhe prona e shqipëtarëve do të humbin kot gjatë gjithë kohës, sepse ata keqqeverisen. Sepse shteti shqiptar i ka tradhëtuar, se shteti nuk punon për sigurinë e popullit, por shteti punon për pasurimin e një grushti zyrtarësh të lartë.  Shteti nuk punon për pasurimin e popullit, shteti punon për sigurimin e këtij grushti zyrtarësh të lartë, kështu që pa e ndryshuar ne pushtetin, pa e ndryshuar ne sistemin politik, pa e vënë ne shtetin në shërbim të popullit dhe të sigurisë; pa e pastruar policinë e shtetit, pa e pastruar qeverinë ekonomike nga të gjitha influencat e krimit dhe nga bashkëqeverisja predikon Edi Rama që bashkëqeveris me qytetarët. Mashtron popullin ditë natë, mashtron 24 në 24 orë, i bën lavazh trurit të popullit, ai bashkë qeveris vetëm me kriminelët. Vetëm me bandat e kriminelëve, janë sa e sa qindra raste, ku bandat kriminale emërojnë drejtorët e administratës së shtetit, dhe i vënë me maskë gjoba qytetarëve të pa mbrojtur të këtij vendi. I mbledhin paratë dhe shkojnë i çojnë në shtëpinë e kriminelëve në darkë. Ky është shteti i këtyre zotërinjve. Zgjedhjet e 2019-s duhet të bëhen demokratike, zgjedhjet e vitit të ardhshëm duhet të jenë të lira dhe demokratike. A ka gjasa të bëhen të tilla, unë nuk besoj.

PS dhe PD  nuk janë me platforma të ndryshme, vetëm dukja  është sikur janë me platforma të ndryshme, por janë thjesht një palë e kanë një platformë dhe synojnë të vazhdojnë të mbajnë peng zgjedhjet, synojnë të mashtrojnë opinionin e mbrëndshëm  dhe opinionin ndërkombëtar