Koço Kokëdhima: Partitë banalizuan fushatën, do kemi qeverisjen më të korruptuar në histori

477
Themeluesi i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima e konsideroi qeverinë e 4 viteve të ardhshme, si më e korruptuara në historinë e Shqipërisë.
I ftuar në “Kjo Javë” në News24, ish-aleati i Ramës tha se partitë politike nuk prezantuan asnjë program për Shqipërinë, por e vetmja gjë që bënë ishte banalizimi i fushatës, 

Marrëveshja PD-PS
Koço Kokëdhima: Marrëveshja me PD nuk i shërbeu zgjedhjeve. Ishte e detyruar për opozitën pasi kjo e fundit ishte në një prag gjendje katastrofike, sepse u izolua nga të gjithë. Do kishte fund të keq nëse nuk merrte pjesë në zgjedhje. Por nuk ndihmoi zgjedhjet e lira, por vetëm PD dhe PS. Po qe se nuk ka një arsye më serioze pas këtij pakti është një marrëveshje qesharake. Por nëse ka arsye, atëherë është vetëm bashkëqeverisja në emër të reformave të mëdha të Shqipërisë.

Rama: Tepsia e gjitha për PS për kabinetin 2
Koço Kokëdhima:Tepsia, kazani, legeni, timoni këto janë mbulesë e faktit që alternativat politike nuk kishin program për Shqipërinë. E banalizuan fushatën. Nuk do ketë qeverisje më të mirë, por qeverisjen më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Opozita në parlament
Koço Kokëdhima: Nuk do flas as për LSI apo parti tjetër, por do them që “Zgjidhja” do bëjë opozitë shumë serioze. Nuk dua të bëj asnjë koment

Zëri juaj si opozitë?
Koço Kokëdhima: Do të zhvillojmë opozitë mbi të gjitha çështjet dhe tezat tona, politikat e qeverisë, në ekonomi e reforma kushtetuese, e në mënyrat si qeveriset vendi.

“Zgjidhja” do ketë gjë ndryshe?
Koço Kokëdhima: Është komplet ndryshe, dhe nuk ka lidhje me partitë e vjetra. Këto parti nuk kanë asnjë ngjashmëri me partitë evropiane. “Zgjidhja” sjell zgjidhje ekonomike e politike moderne.
Sigal