Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’/ Manjani: Primaret, standard demokratik spektakolar! Ç’kryetarizohen partitë

199
Sigal

I ftuar në një emision, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani folur rreth koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Manjani e ka vlerësuar si spektakolare procesin e primareve në PD në lidhje me kandidatët për bashkitë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe e ka quajtur një gjë pozitive.

Gjithashtu Manjani e ka quajtur një mënyrë shumë efikase për ti hequr krytarëve vendimmarrjen në parti sepse polika është kalbur dhe është mbyllur këtu ku është për shkak të kryetaro-kracisë që kanë marrë vendime jashtë strukturave të partisë.

Manjani: Standard demokratik spektakolare nga më të mirët që kemi parë ndonjeherë. Në kuptimin e jetës politike kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë dhe mendoj që ka treguar avantazhe të spikatura në raport me mënyrën tradicionale të vendosjes së kandidatëve ku kryetarët maksimumi marin vendime të mbyllura dhe krejtësish jo transparente. ne kemi parë dje një proces fantastik ku anëtarët e një partie mblidhen dhe vendosin se kush kandidat do ti përfaqësonte. Nuk ka më bukur se sa kaq. Ka dhe më mirë sikundër këto primare të ishin të hapura edhe për qytetarët jo anëtarë të partisë por si fillim është një gjë pozitive që duhet përshëndetur. Nëse të gjitha partitë do të aplikonin këtë standard athëherë do të ishte shumë më pozitive.

Në fund të ditës duhet të kuptojmë se këta kandidatë përveç se janë produkte politike të partive, duhet të gëzojnë edhe një farë pëlqimi nga qytetarët që nuk janë anëtarë të këtyre partive.

Nuk ka fare rëndësi se kush është kryetari i partisë në këtë proces, ka zero rol në vendosjen e kandidatëve. Dhe nga kjo gjë po vuajmë ne nga kryetaro-kracia dhe puna është se si ti ç’kryetarizojmë partitë. Primaret janë një mënyrë shumë efikase për ti hequr krytarëve vendimmarrjen në parti sepse polika është kalbur dhe është mbyllur këtu ku është për shkak të kryetaro-kracisë që kanë marrë vendime jashtë strukturave të partisë.