Koalicionet e reja, fitues të 23 Qershorit

457
Sigal

Llogaritjet e votave sipas lëvizjeve më  të fundit

Koalicionet që do të zgjedhin partitë  dhe  grupimet  e tyre duket se do të jenë përcaktuese për krijimin e shumicës në Parlamentin e ardhshëm. Koalicioni aktual i kryesuar nga demokratët po ofron rreth vetes aleatë të tjera (PBDNJ dhe PDK) pasi e di mirë se  çdo votë është e vlefshme dhe përcaktuese dhe këtë gjë e tregoi më së miri  rezultati i ngushtë për zgjedhjet në kryeqytet midis Bashës dhe  Ramës. Strategjia e partisë në pushtet dhe filozofia e fituesit e ka detyruar kreun e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryeministrin e vendit Berisha të rimarrë rreth vetes shumë nga aleatët e tij tradicionalë, duke i ofruar edhe poste shtetërore në rang zëvendësministrash, drejtor drejtorish dhe ato të pushtetit lokal.  Ofrimi  në qeverisje i  demokristianëve të Ndokës si dhe LZHK-së së Shehit tregon se, sa të vështira dhe vendimtare do jenë këto zgjedhje. Berisha me qëndrimet dhe ofertat e bëra po tregon se për të mbajtur pushtet di të shpërndajë pushtet tek aleatët dhe tek ato grupime, të cilat dinë të konvertojnë pushtetin në vota. Partneri kryesor i PD-së në zgjedhjet e përgjithshme pritet të jetë LSI-ja, por që gjithsesi kjo do të vendoset më prill, kur të zhvillohet konventa e LSI-së. Kjo për vetë faktin se, kjo parti si forca e tretë në vend mund të mbledhë votat e mbetura dhe t’i përshtatë ato në numër deputetësh.  PS-ja dhe koalicioni i majtë  i ka kërkuar aleatëve bashkimin rreth koalicionit socialist dhe nëse e majta fiton, atëherë partitë aleate do të jenë pjesë e qeverisjes me poste në pushtetin legjislativ dhe administrative. Para dy ditësh u mblodhën tryeza prej 31 partish dhe se socialistët janë në mëdyshje për koalicionin me LSI-në, pasi ky koalicion aq sa i favorizon po aq edhe i penalizon. Në rast të një koalicioni të  PS-së me LSI-në, në radhë të parë u mbyllet rruga njëherë e mirë aleatëve të së majtës, pasi LSI-ja përveç mbetjeve të PS-së do të mbledhë edhe votat e tyre. Por nga ana tjetër, Berisha do e përdorë se PS-ja mori në koalicion ata që janë përfolur për korrupsion dhe  se dihet mirë që 21 janari u bë si reagim ndaj videos së Metës dhe vrasja e 4 protestuesve në bulevard ndodhi pikërisht, kur kërkohej largimi i qeverisë për shkak të skandaleve Meta-Prifti.  Ndaj në këto rrethana elektorati i majtë do të abandonojë zgjedhjet nga pakënaqësia  ose do të adresojë votën e tij në drejtim të partive të reja, të cilat kanë muaj që po zhvillojnë një aktivitet të ashpër antiqeveritare. Dalja e Aleancës Kuq e Zi të Spahiut  dhe e Frymës së Re Demokratike të Topit duket se, do ndikojë në prishjen e ekuilibrave.  Në këto kushte partia, e cila do ketë më shumë aleatë rreth vetes duket se do triumfojë. Ajo që tashmë është bërë prezente është fakti se kush është i predispozuar të bëjë aleanca . Dhe sipas të gjitha gjasave,  Berisha di të joshë dhe nuk përjashtohet mundësia që në koalicionet e ardhshme të kemi një ofrim edhe të partive të reja rreth qeverisjes aktuale dhe këtë e kanë konfirmuar PDK-ja dhe PBDNJ. Rasti i Xhuvelit dhe më vonë ai i Metës tregoi thënien klasike  se: “Në politikë nuk thuhet kurrë”. Po të shikojmë sondazhet e para që kanë filluar, por që kanë brenda tyre, edhe pak rritje artificial të atyre që i kanë  bërë këto teste të bie në sy që  LSI-ja ende mbetet partia e tretë në vend. Menjëherë pas saj  vjen AK-ja, e cila duke  shpalosur  ndjenjën nacionaliste dhe kombëtare është ngjitur si partia e katërt shumë pranë partisë së Metës dhe duke lënë prapa PDIU-n e Idrizit, të cilit po i ikën nga duart edhe “karta çame”.  Ajo që ka rëndësi në këto zgjedhje do jetë edhe lista e deputetëve dhe e atyre që do të mbeten jashtë saj, pasi grupi i të pakënaqurve mund të shkaktojë një  goditje, e cila sado e vogël është e tillë që, ndikon në rezultatin final.  Zgjedhjet e 2013-s do të tregojnë se edhe një votë e vetme është e rëndësishme.

Ja tabela e koalicioneve në zgjedhjeve të përgjithshme 2009 dhe atyre lokale 2011

Në zgjedhjet e 2009-s

Grupimi i së djathtës;

Koalicioni Aleanca e Ndryshimit me në krye PD-në ka marrë  712.745 vota , 46,92% ose 70 deputetë

Koalicioni Aleanca Poli i Lirisë  ka marrë   27.655 vota ,1,82%  asnjë deputetë

Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim   ka marrë  84.407 vota  5,56% ose  4 deputetë. Këtij grupimi i është larguar PSV 91 e cila mori 6.548 dhe që është bashkuar me PS-në.

Në total të tre këto grupime që aktualisht janë pranë PD-së përbëjnë 818,259 votues. Ndarja në 2 parti e të drejtave të njeriut i shton këtij koalicioni edhe afërsisht 10 mijë vota plus. Këtu nuk janë llogaritur largimet e grupimit të Shpëtim Idrizit.

Përfundimisht ky koalicion mbledh sipas të dhënave të zgjedhjeve të fundit afërsisht 830 mijë vota.

Grupimi i së majtës :

Koalicioni Bashkimi për Ndryshim  ka marrë  688.748 vota , 45,34% ose  66 deputetë. Duke shtuar edhe votat e PSV’91 dhe PLIDR  ky grupim merë rreth 700 mijë vota.

Përfundimisht e majta ka rreth 700 mijë vota

Ajo që duhet theksuar është se  pas 4 vitesh numri i votuesve rritet me afërsisht 160 mijë votues, ku pjesëmarrës në votime minimalisht janë 90 mijë të rinj.

 Zgjedhjet   lokale 2011

1- Aleanca për të Ardhmen e kryesuar nga PS-ja ka marrë: 671.612 vota ose 42,75%

( PDK aleate me PS-në ka marrë  47.930, por që aktualisht ka kaluar me PD-në)

 2- Aleanca për Qytetarin e kryesuar nga PD-ja ka marrë 813.335  vota ,ose 51,77%

Kësaj shume duhet shtuar edhe votat e PDK dhe PBDNJ-së

Polet që përcaktojnë maxhorancën

 Engjëll MUSAI

 Koalicionet që do të zgjedhin partitë  dhe  grupimet  e tyre duket se do të jenë përcaktuese për krijimin e shumicës në Parlamentin e ardhshëm. Koalicioni aktual i kryesuar nga demokratët po ofron rreth vetes aleatë të tjera (PBDNJ dhe PDK) pasi e di mirë se  çdo votë është e vlefshme dhe përcaktuese dhe këtë gjë e tregoi më së miri  rezultati i ngushtë për zgjedhjet në kryeqytet midis Bashës dhe  Ramës. Strategjia e partisë në pushtet dhe filozofia e fituesit e ka detyruar kreun e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryeministrin e vendit Berisha të rimarrë rreth vetes shumë nga aleatët e tij tradicionalë, duke i ofruar edhe poste shtetërore në rang zëvendësministrash, drejtor drejtorish dhe ato të pushtetit lokal. Ofrimi  në qeverisje i  demokristianëve të Ndokës si dhe LZHK-së së Shehit tregon se, sa të vështira dhe vendimtare do jenë këto zgjedhje. Berisha me qëndrimet dhe ofertat e bëra po tregon se për të mbajtur pushtet di të shpërndajë pushtet tek aleatët dhe tek ato grupime, të cilat dinë të konvertojnë pushtetin në vota. Partneri kryesor i PD-së në zgjedhjet e përgjithshme pritet të jetë LSI-ja, por që gjithsesi kjo do të vendoset më prill, kur të zhvillohet konventa e LSI-së. Kjo për vetë faktin se, kjo parti si forca e tretë në vend mund të mbledhë votat e mbetura dhe t’i përshtatë ato në numër deputetësh.  PS-ja dhe koalicioni i majtë  i ka kërkuar aleatëve bashkimin rreth koalicionit socialist dhe nëse e majta fiton, atëherë partitë aleate do të jenë pjesë e qeverisjes me poste në pushtetin legjislativ dhe administrative. Para dy ditësh u mblodhën tryeza prej 31 partish dhe se socialistët janë në mëdyshje për koalicionin me LSI-në, pasi ky koalicion aq sa i favorizon po aq edhe i penalizon. Në rast të një koalicioni të  PS-së me LSI-në, në radhë të parë u mbyllet rruga njëherë e mirë aleatëve të së majtës, pasi LSI-ja përveç mbetjeve të PS-së do të mbledhë edhe votat e tyre. Por nga ana tjetër, Berisha do e përdorë se PS-ja mori në koalicion ata që janë përfolur për korrupsion dhe  se dihet mirë që 21 janari u bë si reagim ndaj videos së Metës dhe vrasja e 4 protestuesve në bulevard ndodhi pikërisht, kur kërkohej largimi i qeverisë për shkak të skandaleve Meta-Prifti. Ndaj në këto rrethana elektorati i majtë do të braktisë zgjedhjet nga pakënaqësia ose do të adresojë votën e tij në drejtim të partive të reja, të cilat kanë muaj që po zhvillojnë një aktivitet të ashpër antiqeveritare. Dalja e Aleancës Kuq e Zi të Spahiut  dhe e Frymës së Re Demokratike të Topit duket se, do ndikojë në prishjen e ekuilibrave.  Në këto kushte partia, e cila do ketë më shumë aleatë rreth vetes duket se do triumfojë. Ajo që tashmë është bërë prezente është fakti se kush është i predispozuar të bëjë aleanca . Dhe sipas të gjitha gjasave,  Berisha di të joshë dhe nuk përjashtohet mundësia që në koalicionet e ardhshme të kemi një ofrim edhe të partive të reja rreth qeverisjes aktuale dhe këtë e kanë konfirmuar PDK-ja dhe PBDNJ. Rasti i Xhuvelit dhe më vonë ai i Metës tregoi thënien klasike  se: “Në politikë nuk thuhet kurrë”. Po të shikojmë sondazhet e para që kanë filluar, por që kanë brenda tyre, edhe pak rritje artificial të atyre që i kanë  bërë këto teste të bie në sy që  LSI-ja ende mbetet partia e tretë në vend. Menjëherë pas saj  vjen AK-ja, e cila duke  shpalosur  ndjenjën nacionaliste dhe kombëtare është ngjitur si partia e katërt shumë pranë partisë së Metës dhe duke lënë prapa PDIU-n e Idrizit, të cilit po i ikën nga duart edhe “karta çame”.  Ajo që ka rëndësi në këto zgjedhje do jetë edhe lista e deputetëve dhe e atyre që do të mbeten jashtë saj, pasi grupi i të pakënaqurve mund të shkaktojë një  goditje, e cila sado e vogël është e tillë që, ndikon në rezultatin final.  Zgjedhjet e 2013-s do të tregojnë se edhe një votë e vetme është e rëndësishme.