Klubi i njohur europian kërkon mbrojtësin e Tiranës, menaxheri që shiti Olainkën tenton të mbyllë marrëveshjen

248
Sigal

Tirana gjithnjë e më shumë është në qendër të menaxherëve, ndërsa lojtarët e tyre lakohen nga të gjithë. Marsel Ismajlgeci është njëri prej tyre. Pas Cercle Bruzh është radha e Gentit që kërkon shërbimet e mbrojtësit të Tiranës.

Menaxheri që çoi Olainkën në skuadrën belge, duket se po punon për të bërë një tjetër transferim në këtë ekip. Në fakt, për Ismajlgecin ka shumë oferta. Njëra ka qenë madje një ofertë e ardhur nga Turqia. Disa menaxherë ishin gati për të kryer një transferim, prej të cilit Tirana do të fitonte 700 mijë euro.

Gjithsesi, në momentin e fundit gjithçka ra poshtë. Nga ana tjetër, Cercle Bruzh është një nga skuadrat e mëdha që interesohen për të blerë Marsel Ismajlgecin. Për momentin, nuk ka një shifër të saktë për lojtarin se sa kanë ofruar belgët, por ajo rrotullohet te 350 mijë euro. Veç skuadrës belge janë shumë ekipe të tjera që duan shërbimet e lojtarit të Tiranës, duke filluar që nga Ukraina, Kroacia e deri në Turqi.

Vlera e kartonit të lojtarit është 325 mijë euro në “Transfermarkt”, por paraqitjet e tij po ia shtojnë çdo ditë çmimin e kartonit. Katër gola dhe katër asiste ka Marsel Ismajlgeci me fanellën e Tiranës. Lojtari bardheblu po tregon gjithë arsenalin e tij sportiv në fushë.