KLSH zbulon abuzimet e Plarent Ndrecës: 800 studentë të regjistruar te privati në shkelje të ligjit, 25 tek Ekonomiku

708
Në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), të pabërë publik ende, siguruar nga Politiko.al, zbulohen abuzime me regjistrimin e studentëve në kapërcim të afateve ligjore. Kjo ka ndodhur, si në universitet private ashtu dhe ato publike. Sipas draft-raportit, 800 studentë janë regjistruar në shkelje të këtyre afateve në IAL jopublike (institucionet e arsimit të lartë privat) dhe 25 në Universitetitn publik (shtetëror), të cilët ende nuk kanë as numrin e matrikullimit universitar.
Të njëzet e pesë regjistrime e jashtëligjshme që evidentohen në raport, i përkasin Fakultetit Ekonomik të Universitetit publik. Tetëqind regjistrimet në privat janë bërë me një shkresë të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca.
Të gjitha shkeljet i përkasin vitit të kaluar akademik, 2016-2017


Sigal